Kur udhëton ndonjëherë është e vështirë për të ditur nëse duhet të lësh bakshish apo jo. Zakonet ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri dhe pavarësisht se mund të jemi miq të edukuar mund të përfundojmë duke ofenduar dikë. Për t’i bërë gjërat pak më të lehta ueb-faqja britanike PopSugar ka bërë një përmbledhje të gjërave që duhet të dini për të gjitha vendet europiane.
Shqipëri: Bakshishi nuk është i kërkuar, por gjithmonë i vlerësuar. Pjesa më e madhe e njerëzve përpiqen që të rrumbullakosin faturën në restorante.
Bosnje dhe Hercegovina: Çmimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të ulëta, prandaj bakshishet do të vlerësohet. Bakshishet janë të pranuara në restorante dhe bare (5-10% të totalit të faturës).
Bullgaria: Stafi në Bullgari paguhet me pagë minimale, prandaj pret që ti t’i shpërblesh me ndonjë bakshish – mesatarja është 10% e faturës.
Çekia: Të lesh 10% bakshish nga totali, veçanërisht në qendrat turistike, si Praga dhe Cesky Krumlov.
Gjermania: Shërbimi gjithmonë është i përfshirë në faturat e restoranteve, por sikurse shpjegohet edhe në gaqen knigge.de, duhet të japësh bakshish edhe kur nuk je i detyruar. Rrumbullakosja e faturës do të jetë e mjaftueshme.
Greqia: Disa restorante e rrumbullakosin faturën paraprakisht, kështu që bëni mirë që të hapni sytë para se të jeni dorëlëshuar. Kur të jepni bakshish, lëreni mbi tavolinë ose në dorë të kamerierit. Disa pronarë nuk i lejojnë kamerierët që ta mbajnë bakshishin.
Irlandë dhe Angli: Gjithmonë pritet që të japësh deri në 10% të faturës bakshish në rast se shërbimi ka qenë shumë i mirë. Gjithsesi, ndonjëherë shërbimi është i përfshirë në faturë. Në këto raste mos u ndjeni të detyruar të lini më tepër bakshish.
Italia: Bakshishet nuk priten duke qenë se shërbimi është ngarkuar brenda faturës. Pjesa më e madhe njerëzve vendosin mbi tavolinë disa euro, por rrallë herë më shumë se 10% e faturës.
Kosova: Në Kosovë, bakshishi nuk pritet, por vlerësohet.
Maqedonia: duke marrë në supozim se shërbimi është i mirë, 10% bakshish mirëpritet në çdo restorant. Gjithashtu është e zakonshme që t’u lesh bakshish shofereve të taksive, apo së paku të rrumbullakosësh faturën.
Mali i Zi: Në Malin e Zi, bakshish iu lihet kamerierëve, shoferëve të taksisë dhe stafit të hoteleve.
Holanda: tarifat e shërbimit do të iu ngarkohen në të gjitha faturat (përfshirë edhe taksitë), kështu që nëse nuk lini bakshish do të jetë e pranuar.
Polonia: Në Poloni, shoferët e taksive presin që t’iu lesh bakshish deri në masën 10% të faturës. Në restorante sigurohuni që bakshishi nuk është i përfshirë në faturë. Në rast se jo ju duhet të jepni një bakshish në 10% të totalit të faturës. Mbani një gjë parasysh: Faleminderit përkthehet “mund ta mbash kusurin”, shkruan monitor.
Portugalia: Bakshishi është tepër i zakonshëm në Portugali, veçanërisht në zonat turistike. Shoferët e taksive presin që ta rrumbullakosësh faturën në 5 euron më të afërt, restorantet presin t’iu lësh 10% të faturës, dhe baret presin t’ju lësh disa euro.
Rumania: Bakshishet janë shumë të rëndësishme në Rumani, sa që duhet të japësh edhe në spitale përpara se të të vizitojë doktori.
Serbia: Lënia e bakshishit në Serbi nuk është e detyrueshme, por do t’ju vlerësohet. Taksitë, lokalet dhe restorantet presin që të lini një bakshish duke rrumbullakosur faturën.
Zvicra: Shërbimi do t’ju përfshihet në pjesën më të madhe të faturave, prandaj mos u shqetësoni në lidhje me bakshishet.
Turqia: Në Turqi, pritet që të lini 5-10% bakshish të faturës, në bare, restorante dhe kafe. Edhe faturat e taksive pritet që të rrumbullakosen. /monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025