Organizata turke Fut ka befasuar sërish të gjithë, duke mposhtur ekipin e tretë në botë, Furia, në IEM Krakow.

Fut arritën një fitore komode 0-2, ku ishin më dominues gjatë tërë kohës.


Fillimisht, në “de_mirage” e mbyllën pjesën e parë me rezultat 10-2, por në fund fituan me vështirësi, ku epilogu doli të jetë 13-11.

Sidoqoftë, për dallim nga hera e fundit, Fut ishte larg më e mirë në “de_dust2”, ku arritën fitore prej 13-5.

Kapiteni Aulon “krabeni” Fazlija shënoi 19 eliminime, vetëm një më pak se lojtari më i dalluar “dziugss” me 20 sosh.

Kësisoj, Fut kualifikohen në gjysmëfinalen e grupit A, ku do të përballen me G2.

Kujtojmë, në rast që Fut mposht G2 dhe njëkohësisht NaVi fituesin e e ndeshjes Spirit – Astralis, atëherë do të kemi një finale të grupit mes dy yjeve kosovarë për CS2, “Krabeni” dhe “makazze”./Telegrafi

telegrafi sport app