Skuadra Fut Esports ka shënuar një fitore të madhe në çerekfinalen e ESL Pro League, ndaj Mouz.

Edhe pse nuk ishin favorit, me një paraqitje mbresëlënëse Fut shënoi fitore me rezultat 2-1 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.


Fillimisht, arritën një përmbysje në mapin “de_dust2” për ta fituar mapin e parë me rezultat 11-13.

Mouz pastaj u këndell në “de_overpass” me rezultat 13-10. Sidoqoftë, në mapin vendimtar Fut dëshmoi se pse po cilësohet si Bad News Eagles në “de_mirage”, për të fituar me rezultat 11-13.

E më e bukura ishte se e tërë skuadra kishte vlerësim pozitiv pas tre mapeve të zhvilluara, ku u dallua kapiteni Aulon “Krabeni” Fazlija me 48 eliminime në total.

Kësisoj, në gjysmëfinale – Fut do të përballet me NaVi-n, pra të shtunën prej orës 19:00./Telegrafi/

telegrafi sport app