LAJMI I FUNDIT:

Fansi bie në gjunjë dhe i kërkon martesë Kendall Jennerit

Fansi bie në gjunjë dhe i kërkon martesë Kendall Jennerit
(Foto: Getty Images/Guliver/Screenshot/Twitter)

Duke qenë një prej modeleve më të famshme në botë, Kendall Jenner ka akumuluar edhe një numër të fansave të përkushtuar.

Ndërsa këtë fundjavë, njëri prej tyre ka shkuar një hap më larg gjatë takimit me bukuroshen në West Hollywood.

Një video e publikuar në rrjetet sociale e shfaq fansin teksa e pret veturën e 24-vjeçares dhe ulet në gjunjë për t’ia kërkuar dorën.


(Foto: Screenshot/Twitter/E! News/BackGrid)

“O Zot! Je shumë i ëmbël. Ne nuk e njohim njëri-tjetrin”, është dëgjuar duke thënë Kendall nga brendia e veturës luksoze.

Modelja është befasuar nga ky veprim i fansit, prandaj e ka refuzuar me edukatë propozimin e tij. “Nuk ta di as emrin! Por, më vjen mirë që u njoftuam. Je shumë i këndshëm”, i ka thënë bukuroshja.

Fansi ia shpjegoi se këtë veprim e kishte ndërmarrë si pjesë të promovimit të kanalit të tij në YouTube. Ndërsa në vazhdim e ka pyetur Jennerin se a do ta ndryshonte mendimin nëse i bën një milion abonentë në YouTube.

Mirëpo, Kendall ka refuzuar duke thënë se numrat nuk kanë rëndësi për të kur është fjala për ndjenjat. “Më duhet shpirti”, ka thënë ajo dhe e ka mbyllur derën e veturës, ndërkohë që fansit thoshte se ka shpirt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Fjolla Morinës ia thyejnë veturën - publikon pamjet

Fjolla Morinës ia thyejnë veturën - publikon pamjet

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori