Fanella e katërt e klubi rus Rostov ngjan në tepih – Historia e bukur e tifozëve që e blen tepihun për shtëpi dhe e morën në stadium
Klubi rus FC Rostov e ka zbuluar fanellën e katërt të re që konsiderohet me fat, por është aq qesharake sa që shumë prej juve nuk do ta besoni.
Rostov kishte tri palë fanella: për ndeshjet në shtëpi, ato mysafir dhe fanellën e tretë, për këtë edicion të Ligës Premier të Rusisë.
Por fanella e çuditshme është ajo e katërta që doli në shitje falë disa tifozëve që sollën një tepih (qilim) në ndeshje dhe këtë për shkak se po ndërtonin shtëpinë e re.
Të shtunën më 11 gusht, Rostov humbi 1-0 në shtëpi të Krylya Sovetov, por një javë më pas ata fituan ndaj Yenisey Krasnoyarsk me rezultat 4-0, kur edhe mbështetësit e sollën tepihun (qilimin).
Klubi e ftoi tifozin së bashku me tepih për një vizitë në objektet e klubit.
Por jo vetëm kaq. Ata morën edhe dizajnin e tepihut për ta ëbrë fanellë në stilin e ‘Aladdin’ dhe e kanë vënë në shitje për 2.500 rubla (30 euro).
Fanella është e limituar, ndërsa mësohet se që në ditën e parë 500 tifozë vetëm e kanë porositur online nga faqja e internetit të klubit. /Telegrafi/






























