Familjarët e Wilson Oluoch ishin bërë gati për ceremoninë e tij mortore, dhe madje kishin bërë gati varrin në fshatin e tij në pjesën perëndimore në Keni.

Një trup i pajetë që ishte gjetur pranë një plantacioni të rrushit, familja besonte se kishte ishte i Wilsonit, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, gjatë varrimit u erdhi një lajm se një burrë që i ngjante shumë Wilsonit është parë në një kafene në afërsi të qytetit Ronga.

2 28

Familja e shokuar me lajmin menjëherë ishte nisur për në kafene, dhe kur arritën atje kishin çfarë të shohin.

Wilson nuk ishte i vdekur, por aq shumë i dehur sa që nuk e mbanin këmbët.

Të lumtur që ai është ende gjallë, ceremoninë e mortore e shndërruan në një aheng, ku festuan “rikthimin në mesin e të gjallëve”. /Telegrafi/