LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e të dënuarve të “Grupit Kumanova” sot takohen me kryeministrin Haradinaj

Familjarët e të dënuarve të “Grupit Kumanova” sot takohen me kryeministrin Haradinaj

Familjarët e të dënuarve të “Grupit Kumanova”, sot gjatë ditës do të takohen me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi do të zhvillohet në zyrat e Kryeministrisë, në orën 16:00.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, njëri nga familjarët e të dënuarve në rastin Kumanova.


Ndërkaq, të premten e kaluar familjarët e të dënuarve bashkë me qindra qytetarë protestuan para ambasadës maqedonase dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, ku me atë rast kryeministri Haradinaj u premtoi takim.

Ndryshe, javën e kaluar “Grupit Kumanova”, iu dhanë dënime maksimale nga gjykata maqedonase ku tetë prej të akuzuarve u dënuan me burg të përjetshëm dhe të tjerëve iu dha dënimi me gjithsej 746 vjet heqje lirie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori