LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e pronarit të Leicester Cityt arrijnë në qytet për homazhe, me lot në sy hedhin kurora lulesh jashtë stadiumit

Familjarët e pronarit të Leicester Cityt arrijnë në qytet për homazhe, me lot në sy hedhin kurora lulesh jashtë stadiumit

Familja zemërthyer e pronarit të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha, kanë hedhur një kurorë lulesh jashtë stadiumit King Power pas arritjes së tyre në Angli.

Srivaddhanaprabha ishte njëri nga pesë personat e vdekur tragjikisht të shtunën në mbrëmje, kur helikopteri i tij u rrëzua pas barazimit 1-1 me West Hamin.

Megjithatë, vdekja e tij u konfirmua vetëm në mbrëmjen e së dielës, edhe pse gjatë gjithë ditës nuk u ndalen homazhet rreth stadiumit të Leicesterit.


Leicester City konfirmon vdekjen e pronarit të klubit Vichai Srivaddhanaprabha në aksidentin me helikopter
Lexo po ashtu Leicester City konfirmon vdekjen e pronarit të klubit Vichai Srivaddhanaprabha në aksidentin me helikopter

Djali i pronarit të Dhelprave, Aiyawatt dhe gruaja e tij Voramas Srivaddhanaprabha arritën vetëm sot (e hënë) në mëngjes me anëtarët e tjerë të familjes së tyre.

Ata shkuan te vendi i aksidentit jashtë stadiumit të klubit dhe hodhën kurora lule në vendin ku u vendosën qindra tjera tashmë nga tifozë të ndryshëm, duke përfshirë edhe qirinj.

Këtë pasdite, edhe lojtarët arritën në stadium për të parë lutet e shumta dhe gjithçka tjetër që ishin hedhur për Vichai dhe viktimat e tjera.

Schmeichel nuk arriti të mbajë vetën kur kuptoi për incidentin e presidentit të Leicesterit
Lexo po ashtu Schmeichel nuk arriti të mbajë vetën kur kuptoi për incidentin e presidentit të Leicesterit

Në një moment emocional, sulmuesi i Cityt, Jamie Vardy vuri dorën e tij rreth djalit të Vichai, Aiyawatt “Top” Srivaddhanaprabha duke e ngushëlluar për vdekjen e të atit.

Përveç kësaj, tek të gjithë futbollistët e Leicesterit, ashtu edhe te trajneri vërehej një mërzitje e madhe për njeriun që i bëri kampion dhe i futi në histori të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori