Çmimi për një test të falsifikuar PCR në vendet e Ballkanit ka shkuar deri në 800 franga (736 euro).
Kështu raportojnë mediat zvicerane, sipas të cilave “pikërisht kështu kriminelët përpiqen të fitojnë para”, përcjell Telegrafi.
Dhe për këtë, siç vë në pah mediumi zviceran blick.ch, policia në Kosovë tani ka “kapur” një laborator falsifikimi në qytetin e Podujevës.
Veç kësaj, shkruan ky medium, në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 100 persona tani janë arrestuar në lidhje me testet e falsifikuara të PCR.
Në një rast, siç thuhet më tej, autoritetet konfiskuan disa kompjuterë.
Sidoqoftë, sipas blick.ch, nuk është e re që testet për coronavirus janë të rreme.
Interpoli tashmë kishte paralajmëruar vitin e kaluar se kriminelët do të përpiqeshin të fitonin para nga to.
Dhe rastet e fundit me teste kanë ngritur alarmin në Zvicër, përcjell Telegrafi.
Për këtë edhe kantoni i Cyrihut ka ndaluar një festival muzikor me një njoftim të shkurtër pasi autoritetet kishin frikë se shumë vizitorë do të dilnin me ato teste të rreme PCR.
Ndryshe, ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka bërë të ditur se si rezultat i kontrollimit dhe zbatimit të masave, kanë iniciuar dy raste për falsifikim të testeve PCR për COVID-19, ku kanë arrestuar tre persona.
“Kemi iniciuar dy raste për falsifikim të testeve PCR. Janë kontrolluar tri agjenci janë identifikuar 9 persona ku në 48 orëshin e fundit janë arrestuar tre persona. Ndaj 9 personave janë ngrit kallëzime penale”, kishte thënë Sveçla.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona në një laborator në Podujevë, të cilët kanë lëshuar teste të COVID-19 të falsifikuara.
Sipas një komunikate për medie, ku kanë dhënë edhe detaje, thuhet se njëri i arrestuar është pronari i laboratorit, B.S., viti i lindjes 1952, mashkull kosovar ndërsa personi i dytë është punëtorja e këtij laboratori Xh. Sh., viti i lindjes 1988, femër kosovare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa