Prokuroria Themelore në Gjakovë, departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, A.B., dhe K.N., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas njoftimit prokuroria njofton se i pandehuri A.B., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022, në Gjakovë, vë në qarkullim parat e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara me qëllim për ti vënë vetës apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm pasuror, duke shitë me çmim më të lirë monedha nga 100 euro në shumë të pa përcaktuara tek personi K. N.
“Pas njoftimit të policisë me rastin dhe ndërmarrjes së menjëhershme të veprimeve, rezulton se i pandehuri i ka shitur personit/të pandehurit K. N., tetëmbëdhjetë (18) monedha nga 100 Euro të falsifikuara me çmim prej 20 Euro për copë e që më pas ky blerës i ka shitë këto monedha tek i mituri F.G. në shumë prej 25 Euro duke vazhduar kështu shitja tek blerësit e tjerë të mitur. Nga patrullimet e kryera policore, të pandehurit A. B., i janë gjetur monedha të falsifikuar dhe para origjinale, të cilat i janë sekuestruar për shkak të përfitimit nga paratë e falsifikuara, vënies së tyre në qarkullim për të vërteta, transportimit, për dorjes dhe shitjes së tyre, edhe pse në dijeni se një veprim i tillë është i kundërligjshëm. Tutje siç bëhet e ditur në njoftim, me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë, nga neni 296 parg.2 të KPRK-së. Po ashtu, i pandehuri K.N., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022 në Gjakovë, vë në qarkullim parat e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara me qëllim për ti vënë vetës apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm pasuror, vë në qarkullim parat të cilat i kishte blerë nga i pandehuri A. B., dhe kështu i shet personit tjetër së paku 7 apo 8 herë përkatësisht të miturit F.G. monedha prej 100 Euro në shumë prej 25 Euro e që më pastaj i mituri vazhdon të i shet tek i mituri tjetër B.P. ”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, sipas njoftimit thuhet se i pandehuri në mënyrë të kundërligjshme edhe pse në dijeni se paraja është e falsifikuar bënë transportimin e tyre përmes pranimit, duke përdorur dhe poseduar me qëllim të vënies në qarkullim për të vërtetë.
“Me këto veprime ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, nga neni 296 paragrafi 2 të KPRK-së. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit A.B., dhe K.N., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania