Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë ftuar për intervistim 12 të dyshuar në lidhje me veprën “Falsifikim i rezultateve të votimit”, prej tyre shtatë në Vushtrri dhe pesë në Skenderaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.


“Qendra e votimit Vushtrri 29.12.2025 – 02.01.2026. Më 26.02.2026 janë ftuar për intervistim shtatë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raport.

Po ashtu për intervistim janë ftuar edhe pesë të dyshuar nga qendra e votimit në Skenderaj.

"Qendra e votimit Skenderaj 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim pesë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/