LAJMI I FUNDIT:

Falë Thomas Mullerit, Gjermania fitoi medaljen e artë në kalërim në Paris 2024

Falë Thomas Mullerit, Gjermania fitoi medaljen e artë në kalërim në Paris 2024

Christian Kukuk me “Cheker” fitoi medaljen e artë olimpike në kërcime individuale, duke konfirmuar dominimin e Gjermanisë në  sportin me kuaj në Paris. Kjo është medalja e katërt e artë e Gjermanisë në Lojërat e këtij viti në sportet e kuajve, pasi Jessica von Bredow-Werndl dhe Michael Jung festuan në sporte individuale dhe në garat ekipore.

Ishte medalja e 100-të olimpike e sporteve gjermane të kuajve dhe e para në garat individuale pas vitit 1996, kur Ulrich Kirchhoff festoi në Atlanta. Pas fitores, Kukuk falënderoi futbollistin legjendar të Bayernit, Thomas Müller dhe sipërmarrësen dhe kalorësen gjermane, Madeleine Winter-Schulze.

“Më dhanë mundësinë për të vazhduar kalërimin. Checker nuk do të shitet. Jam tepër mirënjohës që ata besuan tek unë dhe që tani ia kam kthyer reciprocitetin. Jam i lumtur dhe krenar që mund të kalëroj këtë kalë”, deklaroi kalorësi 34-vjeçar gjerman Kukuk.


Media gjermane Kicker shpjegoi lidhjen mes Mullerit dhe sporteve të kuajve. Gjegjësisht, sulmuesi i Bayernit dhe deri para pak kohësh futbollisti i kombëtares gjermane me gruan e tij Lisa posedojnë një kali në afërsi të Mynihut.

“Ajo më infektoi me virusin e kuajve”, deklaroi Muller në një intervistë për revistën Cavallo, duke shtuar se kuajt “janë krijesa shumë miqësore dhe ata rrezatojnë qetësi, forcë dhe elegancë me partnerët e tyre”.

Muller e kaloi të gjithë karrierën e tij në klub në Bayern. Në fanellën e klubit të Mynihut, ai bëri 707 paraqitje, 242 gola dhe 268 asistime dhe fitoi 32 trofe, nga të cilët dy ishin Liga të Kampionëve dhe 12 tituj të Bundesligës. Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Ai grumbulloi 131 ndeshje dhe 45 gola për kombëtaren gjermane, dhe tha lamtumirë pas kampionatit të fundit evropian, ku ekipi i tij humbi nga Spanja në çerekfinale (2-1). Ai fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Falë Thomas Mullerit, Gjermania fitoi medaljen e artë në kalërim në Paris 2024

Falë Thomas Mullerit, Gjermania fitoi medaljen e artë në kalërim në Paris 2024

Sport
Pak orë para transferimit të Dani Olmos, Barcelona mori një lajm fantastik

Pak orë para transferimit të Dani Olmos, Barcelona mori një lajm fantastik

La Liga
Te Barcelona besojnë që Athletic Bilbao e detyroi Nico Williamsin ta regjistrojë videon që tregonte se do të qëndrojë në klub

Te Barcelona besojnë që Athletic Bilbao e detyroi Nico Williamsin ta regjistrojë videon që tregonte se do të qëndrojë në klub

La Liga
Tifozët të shqetësuar nga pamjet e stërvitjes së Mike Tyson

Tifozët të shqetësuar nga pamjet e stërvitjes së Mike Tyson

Boks
Një video emocionuese mes garueses dhe babait të saj po shpërndahet në internet - ka prekur shumë njerëz

Një video emocionuese mes garueses dhe babait të saj po shpërndahet në internet - ka prekur shumë njerëz

Sport
Michael Phelps nuk përmbahet, godet zyrtarët e “Paris 2024” për mashtruesit në Lojërat Olimpike

Michael Phelps nuk përmbahet, godet zyrtarët e “Paris 2024” për mashtruesit në Lojërat Olimpike

Sport
Kalo në kategori