Faksi i një tifozi shqiptar e bëri Rashicën lojtar të Werderit: Burhan Mahmutaj tregon gjithë historinë interesante (Foto)
Një gjë që të gjithë ia kanë zili shqiptarëve është lidhja që ata ndërtojnë mes vete, posaçërisht kur gjenden në mërgim.
Ka shumë histori se si shqiptarët me aq sa kanë mundësi ia zgjatin dorën njëri-tjetrit, teksa punojnë dhe veprojnë jashtë shtetit të Kosovës.
Milot Rashica ditë më parë kaloi te Werder Bremeni nga Vittese në një transferim për rreth tetë milionë euro dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2020, shkruan Telegrafi.
Normalisht që kjo bëri krenarë gjithë shqiptarët në gjithë botën, por definitivishtë më së shumti Burhan Mahmutajn, i cili tash e disa kohë e ka ëndërruar këtë transferim.
Shqiptari nga Kosova që jeton dhe punon në Werder tash e shumë vite, por me prejardhje nga Istogu, mund të jetë njeriu që qëndron pas këtij kalimi të madh.
40-vjeçari një tifoz i madh i Werderit dhe i futbollit kishte kohë që ishte i njohur me talentin e Rashicës, që nga KF Vushtrria e pastaj te Vittese. Duke parë paraqitjet e mira të yllit të Përfaqësueses së Kosovës, ai vendosi të punojë në drejtimin që dëshirën e madhe ta shikojë 21-vjeçarin në fanellën e gjelbër të klubit gjerman ta bëjë realitet.
Ishte viti 2016, kur Miloti ishte duke shkëlqyer me klubin holandez (tetë gola në sezonin e parë në Eredivise) dhe Burhani si një tifoz vendosi të kontaktojnë klubin e Wederit, në një intervistë për Telegrafin ai ka treguar se si ndodhi kjo:
“Së pari kontaktova në telefon klubin, i kërkova atyre që të vëzhgojnë Milot Rashicën dhe më pas ta blejnë. Ata më thanë që t’i dërgoja më shumë informata dhe unë e bërë këtë nëpërmjet një faksi”.
“Në atë kohë nëpërmjet letrës iu drejtova trajnerit Frank Baumann që ta blejë Rashicën para se klubet tjera ta zbulojnë”.
“Tani dy vite më vonë që kjo ndodhi jam shumë krenar që Miloti ka mundësinë të luajë në një klub të madh gjerman. Nuk jam kontaktuar ende, por në telefonatën e atëhershme klubi më ka pas thënë se në rast se e blejnë lojtarin do të më lajmërojnë. Unë jam duke e pritur këtë dhe besoj se do ta bëjnë, por rëndësi ka fakti që tani kam mundësinë ta shikojë Rashicën te Bremeni. E them këtë pasi emri i Kosovës dhe i sportit në përgjithësi do të marrë jehonë më të madhe”, ka thënë Burhani për Telegrafin.
Vlen të theksohet se tifozi shqiptar në fjalë ka punuar nga viti 1996-2001 te klubi i Werderit për të mbajtur sigurinë në stadium, ndërsa tani këtë punë e bën në një kompani në Munchen. Atij shpesh herë i bie të kujdeset për persona të rëndësishëm, një nga ata është edhe Arnold Schwarzenegger.
Për faktin në fjalë ka folur edhe drejtori sportiv i klubit të Wederit, Frank Baumann.
“Ne marrim shumë rekomandime selektive, të cilat pastaj i përdorim në departamentin e zbulimit. Rashica ka luajtur në një vend fqinj dhe ka kohë që e kemi pasur në listë”, ka thënë Baumann per Bild.
Në gjithë këtë një gjë është e sigurt dhe e pamohueshme, shqiptari Burhan Mahmutajt, e parashikoi në një mënyrë se Rashica një ditë do të kalojë te Werderi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t’u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United
Paul Scholes thotë se objektivi i Mikel Artetas është ‘më i madh dhe më i mirë’ se Arsenali
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht