Me 13 punëtorë të lënduar dhe 2.6 punëtorë me pasoja fatale për jetë në 100 mijë të punësuar, Maqedonia gjatë vitit të kaluar është renditur te vendet mesatare të shteteve evropiane për sigurinë e punëtorëve në vendin e punës.
EUROSTAT ka publikuar hartë me treguesin e aksidenteve me vdekje për 100 mijë punëtorë për të gjithë vendet e BE-së, ku shifra më e lartë rezulton në Rumani me 7.1 vdekje për 100 mijë punëtorë. Më pas renditen Letonia dhe Lituania, përkatësisht me 5.9 dhe 5.6 vdekje nga aksidentet në punë. Në të gjithë shtetet e tjera, ky tregues është nën 4, kurse mesatarja e Bashkimit Evropian është 1.8. Sipas raportit jozyrtar të Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje në punë, në vitin 2016 janë regjistruar 94 lëndime në punë, prej të cilave 19 kanë qenë fatale.
Kështu, në Maqedoni në çdo 100 mijë të punësuar, me pasoja pasoja vdekjeprurëse rezultojnë 2.62 të punësuar. Edhe pse shkalla e rasteve fatale në Maqedoni është zvogëluar prej 6,03 sa ishte në vitin 2014, në 2.6 raste në vitin e kaluar.
SHKALLA E LËNDIMEVE NË VITIN 2016
Megjithatë, në krahasim me Britaninë e Madhe, që ka shkallë prej vetëm 0.5 për qind, mund të konstatohet se Maqedonia ka shkallë jo edhe aq të vogël të fatkeqësive fatale në punë. Nëse si tregues merren vetëm lëndimet në punë, atëherë shkalla e lëndimeve në vitin 2016 është 13, gjegjësisht në 100 mijë punëtorë lëndohen 13 të punësuar, që paraqet një ulje të butë në raport me vitin 2015, kur janë regjistruar 14.69 lëndime në 100 mijë punëtorë.
Nga Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës thonë se çdo rast i lëndimeve në punë që ndodhë të jenë edhe vdekjeprurëse është i ndryshëm, megjithatë shtojnë se të gjithë duke filluar nga vetë punëtori, por edhe punëdhënësit, duhet të respektojnë masat e parashtruara me ligj si dhe të kenë kujdes për shëndetin e tyre gjatë kryerjes së detyrave të punës. Nga atje më tej vlerësojnë se për statistikat e tilla të mbrojtjes në punë fajin e kanë edhe punëdhënësit por edhe punëtorët, duke shtuar se synim kryesor i të gjithë faktorëve në shtet duhet të jetë kultivimi dhe ndërtimi i kulturës së veprimit parandalues.
Numri më i madh i lëndimeve në punë dhe rasteve fatale ndodhin në bujqësi, më së shpeshti gjatë ngasjes së traktorit, ndërsa sektorë të rrezikshëm janë edhe transporti, ndërtimtaria dhe xehetaria. Nga ana tjetër, Inspektorati shtetëror i punës në nivel vjetor realizon 13 mijë kontrolle të rregullta dhe 1500 kontrolle me paraqitjen e punëtorëve. Ato rezultojnë me 3500 vendime për gjoba dhe për anulimin e parregullsive të kompanive lidhur me sigurinë në punë të punëtorëve.
Raporti i Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtjen në punë për vitin 2016, thekson ndër të tjera se kompanitë të vendosura para një ardhmërie të paqartë i shtrëngojnë buxhetet dhe shpesh nën ombrellën e kursimeve, thjesht i eliminojnë harxhimet për të cilat vlerësojnë se mund të presin ditë më të mira. Një nga shkurtimet e para në këtë drejtim është edhe ulja e buxheteve për pajisje personale mbrojtëse si dhe përmirësimi i kushteve të punës. Sipas numrit një të Shoqatës, Milan Petkovski, ndodhë që punëdhënësit të vlerësojnë se mbrojtja në punë është vetëm harxhim dhe obligim, apo presioni i vendosur nga shteti që të promovohen të drejtat e punëtorëve.
Megjithatë, sipas tij, shikohet njëfarë drite në tunel, ku në pjesën e rritjes së vetëdijes sa vjen e më shumë të punësuarit dhe punëdhënësit flasin për mbrojtjen në punë. Gjithashtu, krahas kushteve minimale ligjore, ata përpiqen të mendojnë se si të veprojnë në aspekt të preventivës dhe si të ulin rreziqet në vendin e punës, gjegjësisht si të pengojnë që të ndodhin fatkeqësitë në vendin e punës, shton më tej Petkovski. Megjithatë, në raport me periudhën e kaluar, gjërat kanë filluar të lëvizin në kahe pozitive të mbrojtjes së punëtorëve gjatë procesit të punës.
“Më në fund ka filluar ngadalë por sigurt të rritet vetëdija e pronarëve të bizneseve për rëndësinë e këtij procesi, por njëherazi nevojitet më shumë të punohet edhe me të punësuarit që të respektojnë masat ligjore si dhe të kenë kujdes për shëndetin e tyre”, thotë Sllavica Jankova nga Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje në punë.
Madje, shpesh në praktikë punëtorët nuk i paraqesin parregullsitë në procesin e punës, të frikësuar se do të mbesin pa punë. Punëdhënësit thonë se edhe kompanitë duhet të kuptojnë se mbrojtja në punë nuk është vetëm harxhim, por edhe investim për shkak se punëtori i shëndoshë është produktiv. Siguria dhe mbrojtja në punë nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe nevojë thelbësore për përmirësimin e produktivitetit dhe progresit ekonomik të çdo shteti.
Nga Konfederata e punëdhënësve vlerësojnë se nuk është e mjaftueshme që firmat vetëm të sigurojnë kontrolle sistematike për punëtorët dhe të kryejnë vlerësimin e rrezikut, por edhe realisht të sigurojnë sigurinë e tyre në punë. Problem tjetër është se madje 85 për qind e punëtorëve nuk dinë se si të mbrohen në vendin e punës, dhe as ku duhet të drejtohen gjatë lëndimeve në punë. Shumë pak punëtorë e dinë se punëdhënësi ka obligim të informojë çdo njërin prej tyre për rreziqet që ju kanosen në punë.
Analizat tregojnë se parandalimi i lëndimeve në punë në Maqedoni kushton afër 100 euro. Deri te kjo shumë ka ardhur Grupacioni për siguri dhe mbrojtje në punë, duke grumbulluar shumat që nevojiten që punëdhënësi duhet të paguajnë për t’i kënaqur të gjitha obligimet ligjore që një vend pune të jetë i sigurt, siç janë trajnimi i të punësuarve, disa matje dhe vlerësime të rrezikut në vendin e punë etj.
Gjithashtu, punëtori duhet të sigurojë deklaratë për siguri në punë të cilën kompania e specializuar e përgatit për 45 euro, që përfshinë matjen e zhurmës, mikroklimën në vendin e punës e kështu me radhë. Nga ana tjetër, një ë pjesë e konsiderueshme e kompanive, sidomos ato deri me nëntë të punësuar, ku edhe ndodhin më së shpesh lëndimet në punë, pak e plotësojnë këtë obligim ligjor, ndërsa të tjerët e kënaqin vetëm formalisht.
Përderisa statistika tregon përqindje të lartë të lëndimeve në punë në Maqedoni, në raport me Britaninë e Madhe që prijnë në Evropë lidhur me mbrojtjen e punëtorëve në punë , një pjesë e konsiderueshme e kompanive vendore nuk e plotësojnë as kushtin ligjor që ndër të punësuarit e tyre të kenë ekspert për siguri në punë, ose për këtë të angazhojnë person nga jashtë. Gjithashtu ekzistojnë edhe boshllëqe lidhur me realizimin e pjesës së obligimeve të kontrolleve mjekësore dhe inspektuese ,tregojnë analizat e Grupacionit për siguri dhe mbrojtje në punë pranë Odës ekonomike të Maqedonisë. Sipas përllogaritjeve të tyre, mjekët e mjekësisë së punës një pacienti mund t’i kushtojnë 12 minuta, ndërsa inspektorët e punës mund të ndajnë 118 minuta për një firmë, që është pak kohë madje edhe që të njoftohen me të, e jo më të kontrollojnë çdo gjë që duhet.
Punëtorët gjithashtu pak dinë se edhe lëndimi që ndodhë gjatë vajtje ardhjes në punë trajtohet si lëndim në punë. Njohësit e sigurisë dhe shëndetit në punë pranë Odës ekonomike të Maqedonisë shpjegojnë se lëndimet që shkaktohen në periudhën nga dalja prej shtëpisë dhe deri tek ardhja në punë, ose koha gjatë së cilës përmes rrugës më të shkurtër kthehet punëtori nga puna në shtëpi, gjithashtu trajtohet si lëndim në punë. Andaj, në këtë rast edhe harxhimet e trajtimit mjekësor bien mbi punëdhënësin, ndërsa realizimi i kësaj të drejte nuk është e lidhur me sigurimin kolektiv që e gëzojnë disa të punësuar. Nga ky grupacion shpjegojnë se në rast të lëndimit të të punësuarit, gjatë rrugës prej punë në shtëpi dhe anasjelltas, nevojitet që të njëjtin menjëherë ta paraqesin tek punëdhënësi që të realizojnë të drejtat ligjore që i takojnë.
NË BE, 5500 NJERËZ HUMBIN JETËN GJATË AKSIDENTEVE NË PUNË
Sipas statistikave, çdo vit në Bashkimin Evropian, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Është shumë e vështirë që të përcaktosh ndikimin e sëmundjeve profesionale ndaj shëndetit dhe për këtë çështje nuk ka asnjë konsensus të të dhënave. Megjithatë, vlerësimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), sugjerojnë se 159 000 njerëz në BE çdo vit vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale. Kompani të ndryshme në vende të BE-së humbin rreth 143 milionë ditë pune çdo vit nga aksidentet në punë. Vlerësimet janë të ndryshme, por aksidente të tilla dhe shëndeti i keq i kushtojnë ekonomisë së BE-së të paktën 490 miliard euro në vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Tripunovski: 80 kantina të verërave nga Maqedonia, promovohen në panairin e Ballkanit të Hapur në Serbi
Kur do të vendosë Themelorja për gjykimin e terroristëve në rastin e sulmit në Banjskë?
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë