LAJMI I FUNDIT:

Fabrizio Romano konfirmon se Liverpooli i ka ofruar kontratë të rëndësishme Mac Allisterit

Fabrizio Romano konfirmon se Liverpooli i ka ofruar kontratë të rëndësishme Mac Allisterit

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano konfirmoi se Liverpool i ka ofruar një “kontratë të rëndësishme” një prej objektivave të tyre kryesorë, Alexis Mac Allister.

Të mërkurën, Reds njoftuan se James Milner, Roberto Firmino, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain do të largohen të gjithë në fund të sezonit pas skadimit të kontratave të tyre.

Ata ishin të gjithë pjesë e skuadrës që fitoi Ligën e Kampionëve në 2019 dhe Premier League sezonin e ardhshëm.


Liverpooli konfirmon largimin e katër yjeve të skuadrës, në mesin e tyre edhe Firmino dhe Milner
Lexo po ashtu Liverpooli konfirmon largimin e katër yjeve të skuadrës, në mesin e tyre edhe Firmino dhe Milner

Në pritje të largimeve, Reds janë lidhur me një mori mesfushorë. Jurgen Klopp raportohet se është në kërkim të të paktën dy emrave të mëdhenj si përforcime, pasi ai kërkon të rikthejë Liverpoolin si sfidues të titullit në Ligën Premier.

Dhe Romano ka dhënë një përditësim pozitiv mbi ndjekjen e klubit për yllin argjentinas të Brighton, Alexis Mac Allister.

Romano pretendoi në fillim të këtij muaji se Liverpool i ka paraqitur projektin dhe propozimin e tyre financiar Mac Allisterit, ndërsa ata kërkojnë të fitojnë garën për nënshkrimin e tij.

“Ata kanë një shans me siguri. Ata patën biseda me Mac Allister. Ka qenë një bisedë konkrete, kanë ofruar një kontratë të rëndësishme”.

“Ata diskutuan rreth projektit, kështu që ata ia prezantuan projektin e tyre Mac Allister”, ka thënë Romano për GiveMeSport.

Do të befasoheni se si Liverpooli po e joshë Mac Allisterin që të kalojë në Anfield
Lexo po ashtu Do të befasoheni se si Liverpooli po e joshë Mac Allisterin që të kalojë në Anfield

Sipas John Richardson nga Mirror , Liverpool është kandidati kryesor për Mac Allister në një marrëveshje me vlerë 70 milionë funte apo rreth 81 milionë euro.

Nëse Liverpooli paguan një çmim të tillë, do ta bënte 24-vjeçarin nënshkrimin e tretë më të shtrenjtë të klubit, pas vetëm Darëin Nunez dhe Virgil Van Dijk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori