Cesc Fabregas u kishte kërkuar shokëve të skuadrës që mos t’i flasin, kur e kishte humbur vendin te Chelsea.

Mesfushori ka luajtur në vetëm 17 ndeshje nën urdhrat e Antonio Contes, por së fundmi ai ka bërë vendin në skuadër, ku ka shënuar edhe dy gola në tri ndeshje.


Fabregas luajti nga minuta e parë kundër Swanseas, duke shënuar gol dhe duke asistuar.

“Në fillim kur humba vendin iu thash njerëzve të mos më flasin, pasi isha shumë i nervozuar”.

“Nuk e kuptoja në fillim filozofinë e trajnerit dhe dyshimit që kishte në mua”.

“Ne biseduam, dhe shikuam se a mund të përshtatem unë në lojën dhe a do ta kuptojë atë që ai kërkon”.

“Unë jam një lojtar që kërkon të luajë më shumë më topin, ndoshta jo aq shumë në mbrojtje”, ka thënë Fabregas. /Telegrafi/