Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.

Sipas EXIT POLL-it të UBO Consulting, shumica dërrmuese e qytetarëve – 75.7 për qind – kanë vendosur se për kë do të votojnë para fillimit të fushatës zgjedhore, ndërsa 19.2 për qind e kanë marrë vendimin gjatë fushatës.


Të dhënat e detajuara sipas komunave tregojnë se më së shumti qytetarë që vendosin herët ndodhen në Gjakovë (83.7%), Istog (83.2%), Llipjan (83.1%) dhe Pejë (82.7%), ndërsa përqindja më e ulët e vendimeve para fushatës është regjistruar në Fushë Kosovë (57.4%).

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 ka qenë mbi 32 për qind.

Në total, të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 qytetarë brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues janë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Institucionet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë lirshëm, në mënyrë të qetë dhe pa ndikime të jashtme.

UBO Consulting

UBO Consulting