Skuadra angleze, Everton është afër transferimit të mesfushorit francez, Moussa Sissoko.
Everton ka angazhuar trajnerin holandez Roland Koeman dhe po synon të përforcohet gjatë këtij afati kalimtar veror.

Emri më i përfolur tek skuadra e kaltër nga Liverpooli është i mesfushorit francez, Moussa Sissoko.


Sissoko ka shkëlqyer në kampionatin evropian me Francën, ndërsa vlera e tij është rritur dikurshëm.

Për shërbimet e tij interesohen Roma, Juventus, Real Madrid e Borussia Dortmund, por duket se Everton ka kaluar në avantazh për ta transferuar francezin.

26-vjeçari pritet të kaloi në ‘Goodison Park’, për 30 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app