Eva Murati është një ndër prezantueset më të mira sportive shqiptare.

Bukuroshen jemi mësuar ta shohim në emisione sportive teksa shfaqet tejet elegante, joshëse dhe seksi.


Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale prej përditshmërisë.

evamurati 67247007 497882897440224 1404409654564145128 n

Zeshkania së fundi ka qëndruar në qytetin e Prizrenit, ku ka shijuar bukuritë dhe çdo gjë që ngërthen ky vend.

Prezantuesja ndër të tjerash ka pirë ujë edhe te kroit i sheshit Shadrëvan, duke i besuar thënien se kush pije ujë aty, do të martohet në këtë qytet.

evamurati 67313795 483223009140769 3012077959197760437 n

"A është e vërtetë se nëse pi ujë te shatërvani i Prizrenit bëhesh nuse në Prizren? Më erdhi si informate ndërkohë qe pija shishen e dytë", ka shkruar ndër të tjerash ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Murati do ta shohim edhe këtë sezon në shout televizive shqiptare që për tematikë kanë sportin. /Telegrafi/