“EULEX-i nuk ka dijeni për ndonjë kontejner të policisë serbe të vendosur pranë pikës së kalimit në Jarinjë (Porta 1)”, thuhet në komunikatë.

“EULEX-i nuk i njeh strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, meqenëse ato nuk lejohen të operojnë në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”. /Telegrafi/