LAJMI I FUNDIT:

A është i rrezikshëm për shëndetin mishi i tonit: Si mund të shmangni helmimin vdekjeprurës me zhivë?

A është i rrezikshëm për shëndetin mishi i tonit: Si mund të shmangni helmimin vdekjeprurës me zhivë?

Mishi i tonit në konservë për shumicën është drekë e shëndetshme dhe e ushqyeshme dhe e shpejtë, mirëpo pakkush e di që mishi i tonit për shkak të përmbajtjes së madhe të zhivës mund të shkatërrojë shëndetin.

Për shkak të ndotjes industriale, zhiva gjithnjë e më shumë po shtresohet në organizmat e peshqve jetëgjatë, transmeton Telegrafi.

Kjo substancë helmuese është e rrezikshme për shëndetin e sistemit nervor, trurit, zemrës, veshkave dhe mushkërive.


Mirëpo, ekzistojnë dy lloje kryesore të peshkut ton të cilat përmbajnë sasi të ndryshme të zhivës – toni me vija skipjack (lat. Katwuwonuspelamis) dhe toni i bardhë yellowfin (Thunnusalbacares).

Sasia e zhivës (merkurit) është tri herë më e madhe te toni i bardhë, andaj rekomandohet që fëmijët mbi gjashtë vjeç të hanë porcionin prej 85 gramësh një herë në muaj, fëmijët prej gjashtë deri në dymbëdhjetë vjeç dy porcione prej125 gramësh, ndërsa më të vjetrit, duke përfshirë edhe shtatzënat, mund të hanë mish toni 3 herë në muaj.

Me atë rast, femrave u rekomandohet porcioni prej 170 gramësh, ndërkaq meshkujve edhe deri në 225 gramë.

Fëmijëve më të vjetër se gjashtë vjeç u rekomandohen tri porcione mish toni në muaj prej 85 gramësh, ndërkaq fëmijët më të vjetër dhe të rriturit mund të hanë lirisht mish toni me vija nga konserva një herë në javë.

Ekspertët theksojnë që peshku më i shëndetshëm i konservuar është salmoni, sepse është i pasur me thartirën yndyrore omega 3, por edhe nuk e akumulon zhivën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori