LAJMI I FUNDIT:

A është operacioni i ligamenteve të gjurit një gjë e së kaluarës?

A është operacioni i ligamenteve të gjurit një gjë e së kaluarës?

Çdo atlet ka frikë nga lëndimi i ligamenteve të gjurit, veçanërisht i ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL – anterior cruciate ligament)

Lëndimi pasohet nga operacioni dhe një rikuperim i gjatë. Megjithatë, a është vërtet e nevojshme kirurgjia?

Çdo ortoped do të thotë se është absolutisht. Por tani është shfaqur një studim që mbase mund të ndryshojë tërësisht trajtimin e këtij dëmtimi.


“British Journal of Sports Medicine” publikoi një studim që pasoi rikuperimin e 80 personave të cilët kishin këputur ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit. Ata ishin mesatarisht 26 vjeç dhe 39% e tyre ishin femra. Të gjithë këta persona iu nënshtruan një protokolli të veçantë rikuperimi, i cili përfshinte forcimin e kyçit të gjurit dhe metoda të veçanta rehabilitimi fizik.

Forcimi i kyçit të gjurit përfshin mbajtjen e gjurit të dëmtuar në një kënd prej 90 gradësh për një muaj, në mënyrë që skajet e grisura të ligamentit të jenë afër, gjë që ndikon në shërimin më të mirë, transmeton Telegrafi.

Gjatë gjithë kohës bëhej terapi fizike, e cila përfshinte kontraktime të muskujve të kofshës për të parandaluar atrofinë e tij. Çdo disa javë rritej këndi, që pas 12 javësh, pra 3 muajsh, gjuri të lirohej, pra të hiqej ortoza që e mbante në atë pozicion.

Rezultatet ishin më se magjepsëse. Pas 3 muajsh, 90% e të trajtuarve ishin shëruar deri diku. Gjegjësisht, këputja e ligamentit të kryqëzuar anterior mund të vlerësohet në një shkallë nga 0 në 3, ku vlera 0 tregon një ligament plotësisht të thyer, ndërsa vlera 3 tregon një ligament pothuajse të paprekur.

Nga 90% e pacientëve që janë përmirësuar, gjysma e tyre kanë notën 1, që do të thotë se ligamenti ka filluar të shërohet, 40% kanë rezultatin 2, që nënkupton një proces shërimi të avancuar, ndërsa në 10% të tyre, ligamenti është plotësisht i mbingarkuar. Dhe kjo ata pa asnjë ndërhyrje kirurgjikale, e cila gjithmonë, sidomos në rastin e kyçit të gjurit, mbart me vete një rrezik të madh.

Një eksperiencë interesante është përvoja e një studenteje, e cila duke luajtur hokej, grisi ligamentet kryqëzuese të përparme në njërin gju, ku operacioni, pra rindërtimi i ligamentit të kryqëzuar të përparmë (ligamentoplastika) u krye 5 vite më parë. Ndjenja e saj është se ligamenti 95% është shëruar. Më pas, 13 muaj më parë, ajo grisi ligamentet e kryqëzuara të përparme edhe në gjurin tjetër, por u trajtua me një procedurë të re terapeutike që nuk përfshin kirurgji.

Pas 13 muajsh shërim, ajo e konsideron gjurin tjetër të shëruar pothuajse plotësisht. Me fjalë të tjera, gjuri që nuk është operuar, është në gjendje më të mirë se ai që është operuar dhe atë në një kohë më të shkurtër.

Edhe më parë, mjekët kanë parë ndonjëherë shërimin spontan të këtij ligamenti. Domethënë, ne e dimë prej kohësh që ky ligament ka furnizim me gjak, ndaj mund të pritej që ai të ketë aftësi të rigjenerohet deri në një masë. Sigurisht, ortopedët ngritën zërin kundër ndryshimit të mënyrës së trajtimit të një ligamenti të kryqëzuar të përparmë. Ata ende besojnë se kirurgjia është e vetmja zgjidhje e saktë.

E sigurt është se për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje nevojiten studime të reja. Një prej tyre ku morën pjesë 140 persona, disa u operuan dhe disa u trajtuan me një protokoll të ri dhe më pas u monitoruan për dy vjet.

Shkencëtarët arritën në përfundimin se ka një avantazh të vogël të metodës së re të trajtimit në krahasim me rezultatet e arritura me kirurgji. Për këtë arsye, ata rekomanduan që te personat e moshës së mesme, të cilët kanë pasur këputje degjenerative të ligamentit kruciat anterior dhe ku nuk ka shenja të artrozës, të aplikohet një metodë e re trajtimi, pra të shmanget operacioni.

Koha do të tregojë nëse operacionet e ligamentit të kryqëzuar të përparmë pas këputjes së tij do t’i mbeten apo jo të shkuarës. Do të nevojiten shumë më tepër studime dhe ndjekje të pacientëve për një opinion përfundimtar. Por rezultatet e para tregojnë se jemi në rrugë të mbarë për ta bërë operacionin një gjë të së kaluarës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori