Forcat e armatosura në Kazakistan vranë shumë demonstrues sot pasi rrugët e Almaty u kthyen në një ‘zonë lufte’, me protestuesit që akuzohen për prerjen e kokës së tre oficerëve të policisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjetet e djegura kanë mbushur rrugët e qytetit, disa ndërtesa qeveritare janë shkatërruar dhe gëzhoja plumbash janë shpërndarë mbi territorin e rezidencës presidenciale, e cila të mërkurën u sulmua dhe u plaçkit nga protestuesit.
Ndërkohë, trupat nga një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Moska mbërritën si ‘paqeruajtës’ në ndihmë për të shuar trazirat në rritje pasi presidenti Kassym-Jomart Tokayev – një aleat i Vladimir Putinit të Rusisë – i bëri thirrje brenda natës Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të mbizotëruar nga Rusia (CSTO), e cila përfshin pesë shtete të tjera ish-sovjetike.
I parë prej kohësh si një nga republikat më të qëndrueshme të ish-sovjetike të Azisë Qendrore, Kazakistani i pasur me energji po përballet me krizën e tij më të madhe në dekada pas ditëve të protestave për rritjen e çmimeve të karburantit që u përshkallëzuan në trazira të gjera.
Zyrtarët kanë thënë se më shumë se 1,000 njerëz janë plagosur deri më tani në përleshjet, me gati 400 të shtruar në spital dhe 62 në kujdes intensiv.
Numri i protestuesve të vrarë nuk është zbuluar, por policia tha më herët se kishte ‘eliminuar’ dhjetëra protestues.
Ministria e Brendshme e Kazakistanit tha të enjten se 18 oficerë sigurie janë vrarë dhe 748 janë plagosur në përleshjet me protestuesit. Ministria tha gjithashtu se 2,298 protestues ishin arrestuar.
“Situata më e vështirë mbetet në Almaty, ku njerëz të armatosur mësynë dhe shkatërruan pjesërisht një numër të objekteve të organeve shtetërore, organizatave financiare, kompanive televizive dhe objekteve tregtare”, tha ministria e brendshme në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Të shtënat vazhduan të enjten, me raporte që thanë se ushtarët po qëllonin mbi protestuesit dhe makinat në sheshin kryesor të Almaty. Ka raportime për vdekje të shumta.
“Është një zonë lufte”, tha një dëshmitar okular, ndërsa të shtënat me armë vazhduan në qendër të qytetit Almaty këtë mbrëmje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë

Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky

Gjermania thotë se situata në Serbi mbetet thellësisht shqetësuese - vjen reagimi i Beogradit zyrtar

Shfaqen momentet dramatike nga Toronto - pasagjerët largohen nga aeroplani që u përmbys dhe mori flakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame