LAJMI I FUNDIT:

A është ky modeli i ri i telefonit që po krijon Nokia?

A është ky modeli i ri i telefonit që po krijon Nokia?

Nokia më në fund është rikthyer në treg me telefona të mençur. Para disa muajsh, kompania finlandeze ka thënë para disa muajsh se do të kthehet në biznesin mobil përmes platformës Android.

Por tani me sa duket Nokia ka vendosur që ta licensojë brendin e saj tek partnerët e saj aziatik, të cilët më pas do të krijojnë modele nën markën e Nokia-së.

Dhe tani reagimi ka qenë i shpejtë me përgatitjen e modelit të ri të Nokia P1 që është një model i telefonit me partneritet të Nokia-së dhe një prodhuesi tjetër.


Pajisja me sa duket është krijuar nga InFocus dhe Sharp, që janë kompani simotra të Foxconn. Edhepse ende nuk dihet shumë për Nokia P1, ka sugjerime se i njëjti do të jetë me karakteristika të ngjashme sikurse Sharp Aquos P1.

Sido që të jetë, Nokia dhe partnerët e saj nuk mund të shesin ndonjë nga telefonat Nokia deri në tremujorin e tretë të vitit 2016, për shkak të kufizimeve nga kontrata e Nokia-së me Microsoft.