Fotografët "spiunë" kanë kapur një Porsche Panamera të ”ndryshuar lehtë” muajin e kaluar dhe kjo i bëri ata të besonin se kompania po punonte për një model tjetër.

Tani ata kanë fotografuar disa prototipa të tjerë dhe duket se modeli i mëparshëm ishte paraardhës për gjeneratën e ardhshme Panamera, e cila me sa duket mund të shihet në këto foto.


Ndërsa kjo mbetet e pakonfirmuar, ata vërejnë numrin e madh të dallimeve midis këtyre prototipeve dhe Panamera aktuale, përcjell Telegrafi.

ff2 1

Këto ndryshime, megjithëse të vogla, sugjerojnë se Porsche mund të jetë duke punuar në një Panamera të ridizajnuar.

Kjo mbetet për t'u parë, por Porsche është i njohur për dizajnet evolucionare, kështu që nuk duhet të jetë për t'u habitur që ndryshimet janë relativisht të vogla.

Pak më shumë dihet për modelin në këtë pikë, por gjenerata e parë Panamera u ndërtua midis 2009 dhe 2016.

ff3 1

Modeli i gjeneratës së dytë debutoi në verën e vitit 2016 dhe do të duhej të ridizajnohej vitin e ardhshëm nëse Porsche qëndron në ciklin e saj shtatë vjeçar.

Megjithatë, thashethemet kanë sugjeruar se gjenerata e ardhshme Panamera do të arrijë rreth vitit 2025, kështu që ndoshta mund të duhet të presim pak më gjatë. /Telegrafi/