Bruno Fernandes është cilësuar si “i turpshëm” nga Alan Shearer për reagimin e tij ndaj tifozëve të Manchester United që brohoritnin Ole Gunnar Solskjaerin pas humbjes së tyre poshtëruese në Watford.
Trajneri u vërshëllye teksa i udhëhoqi lojtarët e tij të atëhershëm drejt tifozëve që udhëtuan në Vicarage Road të shtunën.
Kjo bëri që Fernandes të ndërhynte, duke u thënë mbështetësve të United të kthenin zhgënjimin e tyre te lojtarët në vend të norvegjezit.
Megjithatë, portugezi që u kërkoi tifozëve të mos talleshin me Solskjaer nuk u pëlqye mirë nga legjenda e Ligës Premier, Shearer, i cili reagoi nga një studio televizive.
Duke folur në Football 365, ai tha: “Epo kjo është shumë e turpshme mendoj nga Bruno Fernandes sepse ata kanë pasur mundësinë të shpëtojnë punën e trajnerit në performancën që kanë bërë”.
“Pra, që ai të thotë ‘mos fajësoni vetëm menaxherin, fajësoni të gjithë lojtarët’. Absolutisht ata duhet të [fajësojnë] lojtarët sepse është mjaft e qartë nga qëndrimi i tyre, nga performanca e tyre që lojtarët nuk e duan trajnerin”, ka shtuar më tej legjenda e futbollit
Michael Carrick do të jetë trajner i përkohshëm i Unitedit, derisa Zinedine Zidane shihet si favoriti për të marrë drejtimin e skuadrës. /Telegrafi/
Bruno Fernandes gesturing to the Man United fans not to boo Ole Gunnar Solskjaer and that the players also take responsibility 👏 pic.twitter.com/g0ZMjXejc9
— Football Daily (@footballdaily) November 20, 2021
Some strong words from Alan Shearer on the Manchester United players' performances.#MOTD #bbcfootball #mufc pic.twitter.com/KAEKtRJYvp
— Match of the Day (@BBCMOTD) November 20, 2021