LAJMI I FUNDIT:

Erion Veliaj e uron Capital T: Të lumtë për superkoncertin

Erion Veliaj e uron Capital T: Të lumtë për superkoncertin
Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Reperi i njohur nga Prishtina, Capital T, ka mbajtur një koncert madhështor në Tiranë të premten mbrëma duke elektrizuar publikun.

Në koncertin recital të Trim Ademit, të quajtur “Time Capsule”, ishin të pranishëm mijëra fansa, ndërsa ky shënonte edhe një nga ngjarjet më të mëdha të reperit deri më tani gjatë karrierës.

Capital T 'elektrizon' Tiranën, shënon ngjarjen më të suksesshme në karrierë me koncertin recital "Time Capsule"
Lexo po ashtu Capital T 'elektrizon' Tiranën, shënon ngjarjen më të suksesshme në karrierë me koncertin recital "Time Capsule"

Ndërsa për ngjarjen artistike në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytetin e Shqipërisë, e ka uruar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.


“Bravo Capital T për super koncertin, trimi mirë me shokë shumë!”, ka shkruar Veliaj në Instagram duke e publikuar edhe një video nga mbrëmja mahnitëse.

“Mbrëmë Time Capsule, Capital T, Alban Skënderaj, Yll Limani e plot artistë të tjerë, ndezën 1001 ëndrra te sheshi ‘Nënë Tereza’. P.S. Koncertet fantastike sapo kanë filluar në Tiranë!”, ka vazhduar më tej kryebashkiaku i Tiranës.

Dhe natyrisht që nuk ka munguar falënderimi nga Kapo, i cili i ka komentuar: “Faleminderit kryebashkiak për mbështetjen tënde”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/tv/B2rDsWegHr-

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Kalo në kategori