LAJMI I FUNDIT:

Erdogan premton se qeveria turke do t’iu mbulojë qiranë për 1 vit të mbijetuarve nga tërmeti

Erdogan premton se qeveria turke do t’iu mbulojë qiranë për 1 vit të mbijetuarve nga tërmeti

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se qeveria turke do t’u paguajë qiranë për një vit qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Gjatë vizitës në qytetin juglindor Adiyaman, ai deklaroi sërish se qeveria do të rindërtojë ndërtesat e shembura brenda një viti, raporton cnn.

“Ndërkohë, ne do të ofrojmë 10 mijë lira turke (530,92 dollarë) për qytetarët tanë. Përveç kësaj, për qytetarët që nuk qëndrojnë në tenda, ne do t’iu sigurojmë që ata të mund të lëvizin në banesa dhe ne do të mbulojmë qiranë e tyre”, tha i pari i shtetit turk.


Ai gjithashtu përmendi se nëse qytetarët e tërmetit do të preferonin të qëndronin në hotele, “ne mund t’u ofrojmë edhe këtë strehim”.

Të paktën 19,388 njerëz kanë vdekur në Turqi për shkak të tërmetit të së hënës. Gjithashtu 77,711 persona janë lënduar.

Ndërkohë, qeveria turke po kritikohet pasi nuk kishte marrë masa, të cilat i kishte premtuar me rastin e tërmetit të vitit 1999, ku kanë vdekur 17480 persona.

Momente rrëqethëse nga Turqia, ekipet e shpëtimit bërtasin njëzëri me shpresën për të dëgjuar një zë nën rrënoja – pastaj mbretëron qetësia absolute
Lexo po ashtu Momente rrëqethëse nga Turqia, ekipet e shpëtimit bërtasin njëzëri me shpresën për të dëgjuar një zë nën rrënoja – pastaj mbretëron qetësia absolute

Ndryshe, Turqia dhe Siria është goditur prej dy tërmeteve të fuqishme brenda një periudhe kohore prej dhjetë orëve. /Telegrafi/ 

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori