LAJMI I FUNDIT:

Erdogan në Berlin, presidenti turk bëri një përshëndetje të cilën gjermanët e morën si provokim

Erdogan në Berlin, presidenti turk bëri një përshëndetje të cilën gjermanët e morën si provokim

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjendet për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Në Berlin ai mbërriti me ftesë të kolegut gjerman Frank-Walter Steinmeier në vizitën e tij të parë zyrtare në një vend në atë nivel të tranzicionit të Turqisë në një sistem presidencial të qeverisjes.

Vizita e Erdoganit nxiti shumë polemika, por gjithashtu protesta në Gjermani, nga grupet që paralajmërojnë për shkeljet e të drejtave të njeriut në Turqi.


Dhe kritikët e tij gjermanë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk kanë mundur “ta ndalin” Erdoganin.

Duke udhëtuar drejt Berlinit dhe i gjendur në ulësen prapa të një Mercedes Maybach, presidenti turk u shfaq nga dritarja e hapur.

Në rrugën Unter den Linden, 500 metra para Portës së Brandenburgut, Erdogan përshëndeti me katër gishtat dhe gishtin e madh poshtë përgjatë pëllëmbës.

Dhe mediumet gjermane kanë kujtuar se kjo shenjë i përket lëvizjes islamike Vëllazëria Myslimane, e cila ishte bërë përshëndetje gjatë protestave në Egjipt në gusht të vitit 2013.

Madje, sipas klix.ba, këtë veprim të tij, gjermanët e kanë marrë si provokim.

Atëherë anëtarët e Vëllazërisë Myslimane protestuan për shkarkimin e presidentit Muhamed Mursi.

Po sipas mediave, karvani i Erdoganit u shoqërua me një helikopter të policisë, dhe pak para se kreu i shtetit turk mbërriti në Hotelin Adlon në Berlin, kalimtarët në rrugën Unter den Linden u desh të qëndronin në dyqanet e suvenirëve apo në restorante.

Policia madje kontrolloi kartat e tyre të identitetit për shkak të njoftimit të një numri të madh protestuesish, por edhe të admiruesve të Erdoganit.

Gjatë vizitës tre-ditore, Erdogan do të takohet me homologun e tij gjerman Steinmeier, kancelaren Angela Merkel, dhe zyrtarisht do të hapë xhaminë qendrore në Këln. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Botë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

Amerika
Kalo në kategori