Erand Hoxha: Roli im në “Fast and Furious 8” vetëm disa minuta! Karriera ime ka vite që ka nisur
Aktori Erand Hoxha është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të momentit, kjo për arsye se ai është pjesë e kastës së aktorëve të filmit të njohur “Fast and Furious 8”, në episodin e tetë të tij, të titulluar “The Fate of the Furious”.
Por roli i tij në këtë film është vetëm disa minuta, ndërsa karriera e tij si aktor ka nisur që në vitin 2013. Ka marrë pjesë në disa filma të njohur shqiptarë, ndërsa tash e një kohë merret vetëm me filma të huaj. Ai jeton dhe vepron në Gjermani, ku e sheh edhe si vendin nga ku do të zhvillojë të ardhmen e tij si aktor në rrugën drejt kinematografisë ndërkombëtare.
Në një intervistë për Telegrafin, aktori Erand Hoxha rrëfen fillimin e karrierës së tij, e cila siç thotë ka qenë shumë e rastësishme, ndërsa përmend edhe planet që ka për të ardhmen, ku do të luajë në disa prej filmave të ri në tregun e huaj.
Erand, kohëve të fundit keni arritur të bëheni pjesë e disa filmave ndërkombëtarë. Na flisni pak si po ju ecën karriera?
Karriera ime si aktor ka nisur shumë rastësisht në vitin 2013 kur një miku im italian aktor vjen për të xhiruar një film në Shqipëri dhe aty më kërkon ndihmë meqenëse më njihte vetëm mua në Shqipëri, dhe më thotë: “Erand jam në Tiranë, kam nevojë për ndihmën tënde, më duhen ca makina të bukura sepse jam pjesë e një filmi italian që do bëjnë ca xhirime këtu nëse ke mundësi”, dhe unë me shoqërinë time dërgova shumë makina të cilat u bënin punë, por aty regjisori i filmit më tha: “E di çke? Do vish të bësh një rol ti se na mungon një person, pasi ke dhe fytyrën e hidhur si pamje negative dhe na duhesh. Unë aty ngela! Nuk dija çfarë të thoja sepse nuk kisha eksperiencë në aktrim, dhe ai më tha se sekreti i aktrimit është të harrosh që janë kamerat, pastaj je në rol dhe roli ishte një tregtar droge, gjë që s’donte shumë aktrim sepse ca gjëra i kemi parë edhe nëpër filma tjerë dhe dimë sjelljet e tyre, dhe më pas pranova. Këtu nisi dhe karriera ime, e cila mbas këtij filmi krijova lidhje me aktorë të tjerë e regjisorë ku kishe mundësi të merrje vesh për ndonjë rol tjetër që ta sygjeronte një aktor tjetër, e kështu zinxhirë erdha këtu ku jam, ndërsa për filma botërorë i kam aplikuar vet në platformën “IMDbpro Cast Notices”, aty ku mund të aplikojë çdo aktor në audicionet e shpallura për rolet që i përshtaten personazhit dhe një nga këto aplikime është edhe “Fatst and Furious “, ku nuk mendoja se do përzgjidhesha.
“Fast and Furous 8” është filmi nga ku ti more ‘famën’ më të madhe në trojet shqiptare le të themi. Si u bëtë pjesë e filmit dhe cili është roli juaj aty?
Në “Fast and Furious 9” ose “The Fate of the Furious 8” kam arritur të futem falë një aplikimi siç e ceka më lartë. kam rolin e personazhit negativ të një rebeli me forcat ruse, te cilat ne duam ti kapim e ti vrasim. Por gjithsesi roli im në këtë film është pak minuta, mirëpo unë kam edhe një karrierë prej katër vitesh prapa vetes.
“Real Detectives” është një tjetër serial ku ju bëni pjesë? Po këtu çfarë roli keni dhe në cilin projekt filmik jeni ndjerë më mirë deri tani?
“Real Detective” është një serial ku unë jam në rolin e një detektivi me emrin Hogan, një detektiv i pisët, i lidhur me bandat. Dhe këtu jam ndier vetvetja, pasi personazhin negativ e bëj shumë mirë.
Karriera juaj ka filluar të marrë kahje në kinematografinë e huaj. Mendoni të vazhdoni të bëheni pjesë e projekteve filmike ndërkombëtare?
Sipas këndvështrimit tim, vetëm te filmat e huaj do kem lidhje, pasi kam agjentë të cilët më lidhin kontrata me të huaj, e kam agjencinë që më gjen projektet e reja në bote, ku normalisht pas punës sime edhe agjencia ka përqindjen e vet për çdo kontratë filmi.
Po në Shqipëri? Keni pasur role? Keni luajtur në filma?
Në Shqipëri kam pasur katër filma shqiptarë dhe të huaj, por që janë xhiruar të gjithë në Shqipëri, janë “Drejt Fundit”, “Alarm Für Cobra 11”, “PitStop Mafia” dhe “Elvis Walks Home”.
Jetoni në Gjermani, sa ka qenë e lehtë ta zhvillosh karrierën tënde si aktor në një shtet nga i cili shumë leht mund të krijosh lidhje me botën?
Po, jetoj në Gjermani, për këtë arsye sepse agjencia më ka ofruar projekte këtu në Gjermani, të cilat s’mund t’i krijoja në Shqipëri.
Tani ndodheni në New York. Keni shkuar për punë apo vetëm për pushime?
Për momentin po, por kam ardhur për shumë arsye, të takoj familjen dhe sigurisht për premierën e madhe të “Fate and Furious 8”.
Me cilët aktorë të njohur botëror keni pasur fatin të takoheni apo të luani me ta, dhe si ka qenë reagimi juaj?
Kam pasur takim më shumë aktorë, por që reagimi ka qenë i brendshëm, dhe reagimet e brendshme nuk tregohen (qesh), por është një kënaqësi të punosh pse jo dhe të vjedhësh lëvizjet, të folurit, gjestet e aktrimit të tyre. Nga këto mëson më shumë se nga shkolla e aktrimit sepse siç e thash unë nuk kam mbaruar një shkollë për aktrim, e kam nisur rastësisht dhe ka dalë “llafi” i një regjisorit që më patë thënë: “Ju të trotuarit jeni më të hajrit. Jeni vetvetja. Nuk keni nevojë për shkollë”, me këtë kuptim ma patë thënë, dhe kur je me aktorë të mëdhenj në shesh xhirim, e kupton këtë batutë.
Duke qenë një regjisor a është në të ardhmen tuaj plani për të pasur një film tuajin?
Unë po studioj për regji dhe kam projekte të mijat për të bërë shumë shpejt, thjeshtë buxheti dhe sponsorët më duhen.
Erand, faleminderit shumë që ishe me ne në këtë intervistë. Cili do ishte mesazhi yt për fund?
Patriotëve të mi doja t’u thoja që ne shqiptarët shumë shpejt do heqim atë tabunë e keqe, dhe nuk do jemi thjeshtë një pikë në hartë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje