Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka qenë mjaft aktive gjatë këtij sezoni veror.

Ajo ka publikuar dy projekte muzikore të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku, gjersa po vazhdon të jetë prezente edhe në koncerte të shumta.


Era është gjithashtu shumë aktive ditëve të fundit në rrjetin social Instagram, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

eraistrefi 296202501 420938736656284 6775823619235195310 n 1

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Bebe” ndau me ndjekësit e saj disa imazhe të reja, ku shihej mjaft provokuese e veshur me pantallona dhe bluzë lëkure.

Ajo mund të shihet në poza të ndryshme me mikun e saj, në njërën prej të cilave ai i jep asaj një puthje në faqe.

erk

Ndërkohë, në fotografinë e fundit, ajo nuk hezitoi që të tregojë anën e saj provokuese, duke pozuar me një palë pantallona shumë të shkurtra të cilat vinin në pah të pasmet e saj.

eraistrefi 295874770 616049486803766 962062997555074164 n

Istrefi përndryshe shquhet si një nga femrat më atraktive të estradës, e cila është komentuar gjithmonë për linjat e saj të trupit.

Duke gëzuar linja të mira trupore, Era në të shumtën e rasteve pa hezitim shfaqet me paraqitje provokuese në klipet e saj, duke treguar kështu me krenari fizikun e saj të tonifikuar. /Telegrafi/

eraistrefi 296000423 1089931184952416 1264922598439643375 n 2 Foto: Era Istrefi/Instagram