Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që i mungon publikut me një projekt të ri muzikor.

Megjithatë së fundmi, përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka dhënë indikacione se është në përgatitje e sipër të një kënge të re, e cila mund të publikohet së shpejti.


Era është treguar më e aktivizuar edhe në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke publikuar së fundmi disa fotografi të reja për ndjekësit.

242675388 358229166040774 660884418399802259 n 1

Në imazhet e fundit, Istrefi mund të shihet në veturën e saj, teksa merr poza ngacmuese për fansat.

Ajo ka vënë në pah këmbët e saj atraktive e veshur me një palë pantallona të shkurtra, ndërsa mund të shihet duke i buzëqeshur kamerës.

243055491 290044079276713 2903371091598719612 n 1

Në një prej fotografive, këngëtarja mund të shihet edhe teksa i drejton gishtin e mesit aparatiti fotografik.

242907088 1095259757888629 58237333531615934 n 1

Era përndryshe që nga shpërthimi i pandemisë globale COVID-19, nuk ka publikuar ndonjë këngë të re. /Telegrafi/

242815681 393502272220655 7380543303071425789 n 1

242664718 547224596582357 5707299129630734661 n 1