LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi në të njëjtën skenë me David Guetta e Robin Schulz

Era Istrefi në të njëjtën skenë me David Guetta e Robin Schulz

Atraksioni i madh botëror i muzikës, Era Istrefi, është mysafire speciale në ‘Skopje Calling’. Kështu e nis njoftimin Produksioni Avalon për këngëtaren shqiptare me famë botërore.

“Të nderuar. Sensacioni më i fundit i madh botëror, Era Istrefi, e cila në disa muajt e fundit e ka përjetuar popullaritetin botëror me megahitin ‘BonBon’ (që ka arritur afro 55 milionë shikime në YouTube), e që rezultoi me nënshkrimin me labelin më të madh botëror, Ultra Music, do të jetë mysafire speciale në edicionin e parë të Skopje Calling, ku do të performojnë hitbërësi i shumarritur David Guetta dhe super-DJ gjerman, Robin Schulz”.

LEXONI PO ASHTU: David Guetta në Shkup, Robin Schulz mysafir special (Foto/Video)


“E megapopullarizuara Era Istrefi për herë të parë do të performojë para publikut të Maqedonisë. Performanca e saj është përcaktuar para asaj të Robin Schulz”.

“Përjetimi më i madh koncertal i këtij sezoni në Shkup do të mbahet saktësisht pas një jave, më 5 qershor, në Arenën kombëtare, ‘Filip II”, shkruan në njoftimin e Avalon.

Ndryshe, Telegrafi është partner medial i këtij evenimenti muzikor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Ke thënë që nuk flet me motrën", Rozana Radi: I kërkoj publikisht menaxherit tim që t'i publikojë mesazhet e mia me Oltën ku ajo ma uron mua fitoren

Magazina
Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Magazina
Kalo në kategori