Era Istrefi lanson këngën e re "Më humbe", vjen me skena provokuese në klip
Këngëtarja e njohur e estradës, Era Istrefi, ka lansuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.
"Më humbe" titullohet kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistja shqiptare ka bërë paraqitje provokuese në klip në disa prej skenave.

Teksti është shkruar nga vet këngëtarja në bashkëpunim me BimBimmën.
Producimi u bë nga Paris Kalpos dhe Claydee me muzikë të realizuar po ashtu nga ky i fundit.

Kjo këngë e Erës vjen dy muaj pas ndarjes nga futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.
Ata kanë qenë së bashku për një kohë të shkurtër dhe lidhjen e zyrtarizuan në rrjete sociale. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































