Një bashkëpunim shumë interesant duket se është gati të publikohet në pak ditë.

Këngëtarja e njohur shqiptare,  Era Istrefi, ka bashkuar forcat me reperin Don Xhon për një këngë të përbashkët.


Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta nga xhirimet e klipit, të cilat janë kryer këto ditë.

309541938 497303182406494 3592448437713396403 n

"Ne vendosëm ndjenjat e vjeshtës, shihemi të enjten në 23:59", kanë shkruar Era dhe Don Xhon në mbishkrimin e fotografive.

Si njëri si tjetri kanë qenë shumë aktive gjatë verës me projekte të ndryshme muzikore dhe performanca në klube nate të ndryshme në trevat shqiptare.

308908221 501871208424231 4500025420382783891 n

Bashkimi i forcave për të bërë këtë bashkëpunim interesant, është pritur mirë nga fansat e të dy palëve. /Telegrafi/