Në Prekaz të Skenderajt ka filluar manifestimi “Nata e Zjarreve”.

Dhjetëra djem të veshur me uniforma të UÇK-së kanë bartur në dorë flakadanët që simbolizojnë fillimin e "Natës së Zjarreve"


Ata pas ndezjes së flakadanëve kanë nderuar të rënët e Jasharajve në Prekaz dhe tek kulla e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ky manifestim është i treti me radhë dhe i fundit për nder të “Epopesë së UÇK-së” që fillon më 5 mars, pikërisht ditën kur më 5 mars 1998 ka filluar beteja mes Jasharëve dhe policisë dhe ushtrisë serbe./Telegrafi/

07 03 2018 ZKM 3 8

07 03 2018 ZKM 3 3

07 03 2018 ZKM 3 5