Për këdo që i duhet të nisë ditën para agut, sheh në rrugët e qyteteve, gra e vajza që nxitojnë për në vendet e punës, kryesisht pranë ndonjë fasonerie.
Janë çuar rreth orës 4-5:00 të mëngjesit për të nisur edhe njëherë sfilitjen e një ditë të gjatë.
Diku në një qoshk, pagëzuar me emrin Omonia, me gjasë term i importuar nga emigrimi, sheh grumbuj burrash të mrrudhur. Një lopatë a kazmë në dorë. Në tjetrën, një trastë të vogël ku vështirë të gjesh gjësend, veç një çape bukë e qepë.
Lajmet e atdheut mbështjellin me copa gazetash atë fetë buke nën titujt pompozë për rritje ekonomike.
Shëndetligj, të rreckosur e shikimhumbur në pritje të dikujt që mund t’i duhen krahët e dobët të tyre me duart e zhubrosura si harta e një bote lotmadhe.
Në këmbim të bukës së përditshme për gojët e shtëpisë, të fëmijëve a familjarëve të pamundur, brenda mureve që mbajnë gjithëfarëlloj dramash.
Atëherë kur birbot e politikës së madhe, të egos dhe luksit, ende gërhasin parajsën e gjumit të thellë me ëndrra plot arritje, shqiptarët, si nga epika e yjeve të mëngjeseve (titulli i një pikture të Edison Gjergos për të cilën autori u burgos) numërojnë venitjen e shpresës për gjetjen e një pune.
Numërojnë kohën tek thërrmohet në mijëra copash.
Burrat dhe gratë e mëngjeseve takohen diku. Në pikën e pafuqisë për të reaguar ndaj shfrytëzimit dhe pagës mizerabël.
Takohen te braktisja e atij rregullatori që quhet shtet. Që duhet të ishte dalëzotës i shtetasve të vet, për të pambrojturit, të shtypurit.
Takohen përballë deledashëve që drejtojnë shtetin, nën kërcënimin se nëse ata protestojnë ndaj kushteve dhe pagave, zëvendësohen lehtësisht me bangladeshas.
Ata dhe mijëra të tjerë takohen si skllevërit e babëzisë së një grushti padronësh që ndajnë të mirën publike në mënyra mafioze me padronët e Atdheut në zyrat e shtetit.
Shpesh, shumë shpesh, trasta e vogël me bukë kthehet në shtëpi. Si një kafshatë e pamerituar e një dite të papunë.
Koha për një delirium tremens, për një dridhje e shkundje si pas varësisë ndaj drogës, trokëllin në portat e mëdha të egos sonë të vogël, të hutuar në kllapi.
Ndërkohë që shkruaj, kërkohet prej ditësh një tjetër minator nën gërmadhat e minierës së Bulqizës.
Toka jonë, kjo gërmadhë e pasur, ngjan me një revolucioni që ha bijtë e vet.
Një pakicë grykësie shkel nga sipër saj pjesën tjetër, të amshuar nën gërmadha.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti