Në lidhje me numrin e kërkesave të azilit në Bashkimin Evropian (BE), sipas studimit të Institutit EPIK nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka shënuar rënie më të madhe të azilkërkuesve në BE nga 72,480 në vitin 2015, në 4,970 në vitin 2018, që shënon një rënie prej 93 për qind.
Instituti EPIK në studimin e publikuar thotë se në kuadër të BE-së deri në vitin 2012, ka pasur rritje graduale të numrit të kërkesave për azil. Që nga viti 2013 numri i azilkërkuesve u rrit me ritëm eksponencial, duke shënuar 431 mijë kërkesa në vitin 2013, 627 mijë në 2014 dhe rreth 1.3 milion në 2015 dhe 2016.
“Në vitin 2018, 638 mijë azilkërkues aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së. Kjo ishte 10% më pak se në vitin 2017 (712 mijë) dhe pak më shumë se gjysma e azilkërkuesve të regjistruar në vitin 2016, kur u regjistruan rreth 1.3 milion azilkërkues. Numri i azilkërkuesve në vitin 2018 është i krahasueshëm me nivelin e regjistruar në vitin 2014”, thuhet në studim, përcjell Telegrafi.
“Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas EPIK, rekordi i azilkërkuesve u shënua në vitin 2015 me një total prej 199,365 azilkërkuesve, prej të cilëve 172,225 ishin azilkërkues për herë të parë. Në vitin 2015, Kosova dhe Shqipëria ishin vende me numër më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani me 72,480 dhe respektivisht 67,950 azilkërkues, prej tyre 66,885 dhe respektivisht 66,145 ishin azilkërkues për herë të parë”.
Më tej në studimin e EPIK, tbuhet se “Nga viti 2015, numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor ka rënë në mënyrë të qëndrueshme në nivelin më të ulët të shënuar në vitin 2018 prej 40,420 azilkërkues, prej të cilëve 31,835 ishin azilkërkues për herë të parë. Në vitin 2018, Shqipëria dhe Serbia ishin vende me numër më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani me 21,915, dhe respektivisht 6,145 azilkërkues, prej tyre 19,045 dhe respektivisht 4,340 ishin azilkërkues për herë të parë”.
“Në këtë drejtim, nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova ka shënuar rënie më të madhe të azilkërkuesve nga 72,480 në vitin 2015, prej të cilëve 66,885 ishin azilkërkues për herë të parë, në 4,970 në 2018, prej të cilëve 3,300 ishin azilkërkues për herë të parë – rënie prej 93%”, thuhet në studim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës