Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) tregon se mungesa e reformave nga ana e Kosovës ka bërë që të humben 11 milionë euro nga marrëveshja financiare IPA me Bashkimin Evropian.
EPIK, përmes një komunikate, thekson se institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të zbatojnë tërësisht asnjë nga njëmbëdhjetë treguesit që është dashur të përmbushen deri në fund të vitit 2018 dhe me këtë trend të reformave vendi ynë rrezikon të humbas edhe pjesën e mbetur në vlerë prej 14 milionë eurove.
Njoftimi i plotë i EPIK-ut:
Mungesa e reformave humb 11 milionë euro dhe rrezikohet humbja edhe të 14 milionë euro të mbetura
Në dhjetor 2017, Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen financiare IPA 2016 për të financuar reformat në administratën publike.
Në kuadër të kësaj marrëveshje, Kosova ka marr për obligim që të zbatoj reformat në fushën e administratës publike, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, drejt krijimit të një administrate publike të pavarur, profesionale dhe në shërbim të qytetarit.
Sipas marrëveshjes, institucionet e Kosovës u zotuan se do të zbatojnë tetë reforma në fushën e administratës publike, të cila do të vlerësohen me anë të njëmbëdhjete treguesve. Ndërsa, në anën tjetër Bashkimi Evropian u zotua se zbatimin e reformave të dakorduara do të shpërblej me 22 milionë euro të mbështetjes direkte buxhetore dhe 3 milionë euro në asistencë teknike. Thënë ndryshe, institucionet e Kosovës do të fitonin një injektim financiar të cilin do të mund të orientonin për përkrahjen financiare të bizneseve, ofrimin e bursave për studentet, ndërtimin e shkollave, spitaleve apo çfarëdo shërbimi tjetër publik në të mirën e qytetarëve.
Prandaj, marrëveshja kishte dy qëllime: (1) avancimin e reformave evropiane në fushën e administratës publike dhe (2) mbështetjen financiare Qeverisë për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.
Marrëveshja identifikoj tetë reforma kyçe për periudhën 2018-2020:
1. Përmirësimi i planifikimit, koordinimit dhe monitorimit të politikave dhe legjislacionit;
2. Zhvillimi i politikave dhe hartim i legjislacionit sipas qasjes gjithëpërfshirëse dhe empirike;
3. Rritja e profesionalizmit dhe përmirësim i menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike;
4. Përmirësimi shërbimeve administrative për qytetarët dhe bizneset;
5. Reduktim i barrës administrative për qytetarët dhe bizneset;
6. Racionalizimi i administratës publike;
7. Përmirësimi i qasjes publike në dokumente zyrtare;
8. Përmirësimi i qasjes publike në drejtësinë administrative.
Në këtë kontekst, në vitin 2018 është dashur të bëhet disbursimi i transhit fiks në vlerë prej 5.5 milionë euro, si dhe të përmbushen njëmbëdhjete treguesit që do të lejonin disbursimin e transhit të parë variabël në vlerë prej 5.5. milionë euro.
Në këtë drejtim, në bazë të analizës të institutit EPIK vlerësojmë se institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të zbatojnë tërësisht asnjë nga njëmbëdhjetë treguesit që është dashur të përmbushen deri në fund të vitit 2018 dhe si rezultat i kësaj Kosova ka humb 11 milionë euro. Me këtë trend të reformave, Kosova rrezikon të humbas edhe pjesën e mbetur në vlerë prej 14 milionë euro.
Sipas analizës tonë, institucionet e Kosovës nuk kanë arritur deri në fund të vitit 2018 të përmbushin njëmbëdhjetë treguesit e dakorduar, si në vijim:
1. Nuk është arritur caku prej 60% të përmbushjes së Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit;
2. Nuk është arritur caku prej 50% të strategjive/politikave sektoriale, koncept dokumentet dhe ligjet të miratuara nga qeveria në vitin 2018 të cilat do të duhej të kalojnë në procesin e konsultimeve publike, në përputhje me Standardet Minimale për Konsultime Publike;
3. Nuk është publikuar raporti vjetor mbi masat disiplinore të marra në vitin 2018 kundër nëpunësve civilë për shkeljen e dispozitave të etikës dhe kundër korrupsionit;
4. Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme legjislative për të mundësuar, bazuar në një vendim gjyqësor, pezullimin e zyrtarëve publik të akuzuar për veprat penale për korrupsion dhe shkarkim të zyrtarëve publik të dënuar për vepra penale për korrupsion;
5. Nuk janë harmonizuar ose shfuqizuar së paku 15% e procedurave të veçanta administrative të cilat kanë qenë në kundërshtim me Ligjin për Procedurat e Përgjithshme Administrative;
6. Nuk është rritur për dhjetë zyrtarë stafi profesional i Sekretariatit Koordinues të Qeverisë (SKQ), Zyrës së Planifikimit Strategjik (ZPS) dhe Zyrës Ligjore (ZL) nën Zyrën e Kryeministrit (ZKM);
7. Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme legjislative për të siguruar që të paktën shtatë organe të pavarura, që aktualisht i raportojnë Kuvendit të shfuqizohen ose integrohen brenda strukturave qeveritare;
8. Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar në pako, Ligjin për Organizimin e Administratës Publike, Ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligjin për Pagat;
9. Institucionet qendrore nuk kanë arritur cakun prej 70% të përgjigjeve me shkrim brenda 30 ditëve ndaj rekomandimeve të Avokatit të Popullit, në periudhën ndërmjet 1 janarit dhe 30 nëntorit 2018;
10. Institucionet qendrore nuk kanë arritur të zbatojnë 40% të rekomandimeve të Avokatit të Popullit;
11. Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Ligjin për Konfliktet Administrative.
Instituti EPIK fton institucionet shtetërore që të shtojnë angazhimin drejt përmbushjes së treguesve të dakorduar me qëllim të avancimit të reformave në fushën e administratës publike dhe evitimit të humbjes së 25 milionë që do të mund të orientoheshin në shërbim të qytetarëve.
Në fund, konsiderojmë se mos përmbushja e reformave të dakorduara përveç se do këtë pasojë humbjen e mjeteve financiare, në të njëjtën kohë do dëmtoj reputacionin e vendit tonë si partner kredibil para komunitetit ndërkombëtar.
Në fund, gjeni bashkëngjitur dy infografika që sqarojnë nivelin e përmbushjes së njëmbëdhjetë treguesve dhe gjendjen e disbursimit financiar në vlerë prej 25 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës