LAJMI I FUNDIT:

Eneda Tarifa për Fifin: Do doja që kjo kupë të ndahej dhe ta merrnim që të dyja

Eneda Tarifa për Fifin: Do doja që kjo kupë të ndahej dhe ta merrnim që të dyja
Fifi renditet në vend të dytë në "Kënga Magjike" (Foto: YouTube)

Mbrëmë (e shtunë), është mbajtur nata finale e festivalit “Kënga Magjike” në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Fituese e këtij kompeticioni muzikor u shpall artistja e mirënjohur Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.

Në vend të dytë u rendit Filloreta Raçi – Fifi me këngën “Marova”, e cila ishte një prej projekteve më të votuara nga publiku.


Fifi renditet në vend të dytë në “Kënga Magjike” (Foto: YouTube)

Pasi mori në dorë çmimin, këngëtarja Tarifa ftoi afër vetes Fifin dhe është shprehur se dëshiron të ndajë fitoren me të.

Kush është Eneda Tarifa? Njihuni me fituesen e festivalit Kënga Magjike
Lexo po ashtu Kush është Eneda Tarifa? Njihuni me fituesen e festivalit Kënga Magjike

“Dëgjo këtu, unë votova me shumë dëshirë për ty, për këngën e mrekullueshme që na dhe, edhe për zërin e mrekullueshëm që ke, dhe për fjalët kaq të bukura. Realisht do doja shumë që kjo kupë të ndahej dhe ta merrnim që të dyja”.

“Dua një duartrokitje shumë të madhe për Fifin, e mrekullueshmja”, ka thënë mes të tjerash Eneda.

Këtë vit, “Kënga Magjike” u realizua për “Këndojmë për të ndërtuar”, ndërkohë që të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për të mbështetur të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kida ndan me ndjekësit një fotografi me të fejuarin nga pushimet tropikale

Kida ndan me ndjekësit një fotografi me të fejuarin nga pushimet tropikale

Magazina
Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Magazina
Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

Magazina
Pete Davidson rrëfen se po heq më shumë se 200 tatuazhe nga trupi i tij: Proces i dhimbshëm pritet të zgjasë një dekadë

Pete Davidson rrëfen se po heq më shumë se 200 tatuazhe nga trupi i tij: Proces i dhimbshëm pritet të zgjasë një dekadë

Magazina
Fituesi i

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Magazina
Gwen Stefani pranon se ka një

Gwen Stefani pranon se ka një "palë të tretë" në martesën e saj me Blake Shelton

Magazina
Kalo në kategori