Emocione, emocione dhe shumë emocione. Majlinda Kelmendi nuk e ka menduar kurrë në jetën e saj se do të rrinte dy ditë e dy net pa gjumë.
Mirëpo jeta është e paparashikueshme dhe këtë Majlinda Kelmendi e ka ndjerë mirë të lëkurën e saj, derisa ishte në pritje të garës, që më vonë do ta shpallte kampione të botës.
Xhudistja kosovare nuk e kishte bërë një pikë gjumë në dhomën e saj të hotelit, duke e mbajtur të fshehtë nga të gjithë, para se të përballej me arenën e tatamit, e cila përfundimisht e shndërron në “mbretëreshë” të xhudos.
Meraku se si do të paraqitej në kampionatin e parë të saj si seniore e kishte lënë pa gjumë. Çdo gjë do të ishte normale për të, po që se ajo mos t’i kishte mbajtur sekret të gjitha këto para trajnerit të saj, Driton Kukës.
“Nuk kam bërë asnjë pikë gjumë për dy ditë e dy net. Meraku i madh se si do të kaloja në këtë kampionat më ka ngarkuar shumë emocionalisht, por në të njëjtën kohë më ka dhënë forcën që t’i tejkaloj të gjitha sfidat dhe në fund t’ia arrij qëllimit tim”, rrëfen Kelmendi për momentet e kaluara në pritje të historisë.
“Çka është më e keqja, nuk kam guxuar t’i rrëfehem trajnerit tim, për të gjitha problemet që kisha me gjumë. Ishin ato emocionet që nuk i kisha ndjerë asnjëherë më parë. Mirëpo në fund doli të jetë vendim i drejtë që e mbajta në vete, pasi që me siguri trajneri im do të më qortonte për këtë”. “Vetëm Zoti edhe unë e di se si i kam kaluar ato orë të ankthshme”.
Kelmendi u shpall kampione e botës në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u bërë sportistja e parë nga Kosova që fitoi medalje të artë në një garë të tillë ndërkombëtare.
Ajo edhe pas dy ditëve nuk mund të besojë se ka arritur majat e botës. “Asgjë nuk është njëjtë më për mua, por ende më duket gjithçka si një ëndërr. Edhe pse kaluan dy ditë nga triumfimi im, unë nuk po di si të gëzohem. Thjeshtë nuk po mund të besoj se e kam arritur atë që e ëndërron secili sportist”, vazhdon rrëfimin e saj kampionia e botës.
“Por duhet të mbetem me këmbë në tokë dhe ta shijoj momentin, pasi që në të ardhmen me siguri se do të më presin shumë sfida të tjera në karrierë”. As trajneri i saj assesi të marrë veten.
Bile ai thotë se ditët për të janë ndalur, 20 vjet më parë. Ai para më shumë se dy dekadave nuk ia doli të realizojë ëndrrën e tij, të shpallë veten kampion bote, si njëri prej xhudistëve më të talentuar atëbotë.
Titullin i nxënëses së saj ai e sheh si te vetin dhe që e kishte pritur gjatë.
“Unë kurrë nuk kam arritur të realizoj ëndrrën time, të bëhem kampion bote edhe pse kam pasur gjasa të arrij këtë. Por Zoti nuk e deshi këtë.Megjithatë triumfi i Majlindës e mbushi atë zbrazëtirë që e kam pasur tash e 20 vite. Titullin e Majlindës e llogaris si timin, pas të gjithë atyre sakrificave që kemi pasur së bashku”, thotë Kuka.
“Tash kur mendoj pas të gjithave po më duket se koha nuk ka ecur fare, është ndalur dhe unë jam kampion”. Trajneri Kukaj gjatë do të kujtojë momentet e para pasi që Majlinda braktisi tatamin, pas finales së madhe ku mposhti garuesen braziliane, Erika Miranda.
“Ishte një qetësi totale. Nuk i kemi ndërruar as dy fjalë. Kanë kaluar pesë minuta kur ia kemi filluar të shikohemi dhe themi diçka. Ia dolëm Majlindë, jemi kampion të botës” “Ishte një ndjenjë e fuqishme, emocione të papërshkruara, derisa përreth nesh ishin me qindra njerëz dhe mezi prisnin ta takonin Majlindën. Kishte shumë gazetarë, të gjithë donin një deklaratë nga ajo”, përfundoi Kuka. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse
Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim
Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër