Kishte disa muaj që një foto e mahnitshme e fëmijërisë së Mikel Artetas dhe Xabi Alonsos ishte bërë virale në rrjetet sociale, tashmë të dy trajnerëve të njohur.
Arteta dhe Alonso, si fëmijë luanin për skuadrën e San Sebastian Antiguoko përpara se të shkonin në rrugë të ndara për të ndjekur karrierën e tyre.
Dyshja u takuan përsëri në 2005 kur Arteta iu bashkua Ligës Premier me Evertonin, ndërsa Alonso ishte tashmë e Liverpool në Merseyside.
Arteta më pas u largua nga Toffees për Arsenalin në vitin 2011, ku luajti deri në vitin 2016 para se të bëhej trajner në vitin 2019.
Ndërkohë, Alonso u largua nga Anfield në 2009 dhe u drejtua për në kryeqytetin spanjoll.
Më pas, legjenda e Liverpoolit kaloi gjashtë sezone në “Santiago Bernabeu” si lojtar, duke fituar La Ligën në vitin 2012 dhe më pas Ligën e Kampionëve dy vjet më vonë.
Pas tre sezonesh në Bayern Munich, fituesi i Kupës së Botës 2010 u tërhoq dhe drejtoi ekipin e të rinjve të Real Madridit, përpara se të merrte skuadrën B të Real Sociedad.
Në vitin 2022, Alonso u bë trajneri i ekipit të parë për Bayer Leverkusen, ku që atëherë ai ka rënë në sy ë shumë klubeve të mëdha si Real Madrid, Bayern Munich dhe Liverpool.
Alonso e mori Leverkusenin para më shumë se një viti, kur ishte i dyti nga fundi pas tetë ndeshjeve të Bundesligës.
Spanjolli i ktheu gjërat dhe e dërgoi Leverkusenin në vendin e gjashtë në kampionat dhe deri në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës.
Këtë sezon ai ka dominuar ligën pasi skuadra e tij qëndron në vendin e parë para Bayern Munich dhe afër titullit të kampionit.
Ai është në finale të Kupës së Gjermanisë dhe çerekfinale të Ligës së Evropës.
Në anën tjetër, Mikel Arteta, e nisi si trajner te Man City, duke punuar si ndihmësi i parë i Pep Gaurdiolas.
Pas kësaj ai u bashkua si trajner me Arsenalin, ku kishte bërë karrierë si lojtar.
Ai fitoi Fa Cup dhe dy herë FA Community Shield, ndërsa vitin e shkuar iu afrua edhe titullit të kampionit.
Këtë vit ai është lider me Arsenalin dhe luan edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pra karriera e dy shokëve që ishin të vegjël, ka tejkaluar çdo imagjinatë, duke u kthyer në trajnerë të mëdhë, që mund të fitojnë titullin në Ligën Premier dhe Bundesliga, dy prej kampionateve më të forta në botë. /Telegrafi/