LAJMI I FUNDIT:

“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

Instrumentarja shëndetësore Igballe Cakolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e madhe që ka dezinfektimi dhe sterilizimi i sallës operative dhe instrumenteve që një operacion kirurgjikal të përfundojë me sukses.

Cakolli duke vënë në pah rëndësinë e punës së instrumentarëve shëndetësorë theksoi se sado që operacioni të jetë i shtrenjtë dhe kirurgu i aftë, nëse instrumentarët nuk e bëjnë punën si duhet i tërë mundi mund të shkojë huq dhe pasojat kryesore i bartë pacienti.

Ajo në këtë podcast ndau një rrëfim emocionues nga puna e saj, në një rast ku disa të rinj kishin rënë në mina.



“E kam një histori në vitin 2005, isha tu kujdestaru për sallat e emergjencës… kah ora 6 mbrëmje na thonë se ka ndodh diçka…mos i zini sallat… pritëm atë ditë deri kah ora 5 e 30 mbrëmje …

Për gjysmë ore sa u liruam erdh helikopteri dhe i bie pesë fëmijë që ishin lënduar në mina. Kjo ka qenë një përjetim i rëndë…

Tre prej tyre ishin rëndë, njëri gjatë procedurës e sipër na vdiq… tjetrin e punuam katër- pesë orë.

Ka qenë aq e rëndë, që sot ende ua kujtoj fytyrat … edhe i treti u punua shumë dhe e dërguam në intensiv.  Dy fëmijë tjerë që kemi punuar me orë të tëra e dinim që shpëtojnë se me lëndime më të lehta..

Ngjarja që në fund më ka prek ka qenë kur pas gjithë asaj procedure diku kah ora 3, 4 natës…kemi mrri me dal në korridor edhe kur kam dal e kam gjetur babën e njërit prej tyre i ulur në gjunjë dhe iu lutke Zotit me ja marr fëmijën… është diçka që nuk e harroj kurrë… atë tjetrin e more, merre edhe këtë… këta nuk ishin të afërm, po fëmijë të lagjes”….tha ajo.

Podcastin e plotë ku Cakolli flet punën që bëjnë instrumentaret shëndetësore, dezinfektimin e sallave operative, përgatitjen e pacientëve për operim mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

Ky podcast mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Siguri
“Si i lejon Zoti masakrat?” - kryepeshkop Joani i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

“Si i lejon Zoti masakrat?” - kryepeshkop Joani i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

Lajme
Përfshihet nga zjarri një restorant në Kaçanik

Përfshihet nga zjarri një restorant në Kaçanik

Kronika e Zezë
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Duda Balje: Kemi 20 vjet që presim për një komunë boshnjake, nuk kemi shtet rezervë

Duda Balje: Kemi 20 vjet që presim për një komunë boshnjake, nuk kemi shtet rezervë

Politikë
Flamur Noka publikon videon: Adriatik Alimadhi u shoqërua forcërisht nga policia

Flamur Noka publikon videon: Adriatik Alimadhi u shoqërua forcërisht nga policia

Lajme
Kalo në kategori