LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk e keni zgjedhur veshjen për Natën e Vitit të Ri? Ky kombinim është më se i qëlluari

Ende nuk e keni zgjedhur veshjen për Natën e Vitit të Ri? Ky kombinim është më se i qëlluari

Nëse ende nuk keni menduar se çfarë do të vishni për pritjen e Vitit të Ri, po ju sjellim disa propozime

Qoftë të planifikoni që Vitin e Ri ta prisni në klub, restorant apo të jeni pjesë e festës në rrugë, veshja në ngjyrë të zezë gjithmonë merret në konsideratë, transmeton Telegrafi.


Kombinimi me pjesë rrobash ngjyrë argjendi, do të duken paksa futuriste.

Mirëpo, nëse e zeza dhe e argjendta gjenden në rroba si p.sh. tyli (posaçërisht moderne është ai me pika), dantella, saten, madje edhe të plotësuara me çizme të gjata deri në gju, do të arrini dukje rinore glamuroze të këngëtares së rokut.

Madje edhe bereta nga mëndafshi nuk do të marrë asgjë nga toni solemn i zgjedhjes suaj të modës për natën më të lumtur të vitit. /Telegrafi/