ENCE është ekipi i parë finalist në turneun e CS:GO BLAST Premier Spring Showdown
Ekipi ENCE ka mposhtur ekipin danez Heroic për t’u afruar edhe më afër vendit të parë, dhe kualifikimit në turneun BLAST Premier Spring Final.
Gjithçka nisi me mapin e zgjedhur nga ENCE, ‘Ancient”, ku treguan lojë të mirë duke e përfunduar mapin në favor të tyre me rezultat 16:9.
Në mapin e dytë edhe pse rezultati ishte i ngushtë, ekipi Heroic arriti që të barazojë në 1:1 me mapa duke fituar në ‘Overpass’ me rezultat 16:13.
Ndërsa mapi i fundit ‘Mirage’ ishte krejt kohën në dominim të ekipit ENCE, ku në fund me lehtësi e përmbyllen mapin me rezultat 16:5 si dhe ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa, për t’u bërë ekipi i parë finalist i turneut.
Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte Pavle 'Maden' Bošković me vlerësimin nga HLTV 1.45.
Ndeshjen finale, ENCE do ta zhvillojë kundër fituesit të ndeshjes NiP – Astralis, të dielën duke filluar nga ora 19:30.






























