LAJMI I FUNDIT:

Enca publikon fotografi duke konsumuar ‘bari’ në Amsterdam (Foto)

Enca publikon fotografi duke konsumuar ‘bari’ në Amsterdam (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia ka treguar gjithmonë se i pëlqejnë shumë udhëtimet, ndërsa destinacioni i radhës për këngëtaren duket të ketë qenë Holanda.

Para pak ditësh ajo ishte tek disa të afërm të saj në Bruksel, gjersa së fundmi ka vizituar qytetin e Amsterdamit.

Amsterdami, që tashmë njihet si qytet i të rinjve me stil “gangsta”, duket të jetë vendi ideal për Encën.


Kjo e fundit ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke konsumuar një “splif”, pasi është legale në këtë qytet.

“Dridhe njo e po pim bari”(Sic.), shkruan në mbishkrimin e fotografisë këngëtarja, e cila nuk e ka mohuar asnjëherë dashurinë e saj ndaj kësaj lënde narkotike. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BTZYZnpBYdA