Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka ndezur sërish rrjetet sociale me një fotografi të re që ka publikuar në Instagram.

E njohur për stilin e saj unik dhe shpesh provokues, Enca ka pozuar këtë herë me një fustan të zi elegant, me një prerje tepër të guximshme që vë në pah linjat e saj.


Me flokët e gjata drejt, grimin e kuruar dhe një vështrim që rrezaton vetëbesim, Enca konfirmon edhe njëherë pse konsiderohet një nga figurat më influente dhe të ndjekura në skenën shqiptare të muzikës dhe modës.

Enca/Instagram

Fotografia, e realizuar në një ndriçim artistik me sfond blu dhe dritë të fokusuar, krijon një atmosferë misterioze dhe elegante.

Ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë reaguar menjëherë me komente admiruese.

Kjo nuk është hera e parë që Enca tërheq vëmendje me paraqitjet e saj.

Me një përzierje të guximit dhe origjinalitetit, Enca vazhdon të mbetet një ikonë e stilit modern shqiptar. /Telegrafi/