LAJMI I FUNDIT:

Emri i Maqedonisë shkakton përplasje mes pozitës dhe opozitës në Greqi

Emri i Maqedonisë shkakton përplasje mes pozitës dhe opozitës në Greqi

Opozita greke ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamennos,  i cili tha se nuk do të votojë për asnjë emër që përmban fjalën “Maqedoni”.

Kryetar i “Grekëve të Pavarur”, Panos Kamennos, që janë aleatë të kryeministrit Tsipras në qeveri, ka theksuar gjithashtu se nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshjeje në rast se Shkupi nuk realizon ndryshimet në Kushtetutë siç kërkon pala greke.


“Qeveria ka një problem të madh. Ndërsa po zhvillohen negociatat Athinë-Shkup dhe ministri i jashtëm ndodhet në Uashington dhe Nju Jork për të negociuar, ministri i mbrojtjes rezulton ta minojë përpjekjen e qeverisë. Është një problem madhor që ka qeveria dhe që duhet ta zgjidhë”, ka thënë Jorgos Koumoutsakos, Ministër i Jashtëm në hije i Demokracisë së Re të opozitës.

Qeveria aktuale greke ka një maxhorancë mjaft të brishtë, vetëm 153 deputetë, 9 prej të cilëve u takojnë Grekëve të Pavarur./Telegrafi/

Kamennos: Nuk do të ketë zgjidhje për çështjen e emrit
Lexo po ashtu Kamennos: Nuk do të ketë zgjidhje për çështjen e emrit

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori