LAJMI I FUNDIT:

Emre Can i thotë ‘Po’ Juventusit?

Emre Can i thotë ‘Po’ Juventusit?
Emre Can (Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se gjiganti italian, Juventusi, ka siguruar marrëveshjen verbale me mesfushori  gjerman të Liverpoolit, Emre Can.

Mesfushori gjerman do të jetë një futbollist i lirë kur kontrata e tij me Liverpoolin të skadojë më 30 qershor të këtij vitit.

Prandaj, Emre Can është në dispozicion për të negociuar me klubet tjera për të arritur ndonjë marrëveshje paraprake.


E ardhmja e Can do të vendoset brenda 10 ditëve, në Angli, Itali apo Gjermani
Lexo po ashtu E ardhmja e Can do të vendoset brenda 10 ditëve, në Angli, Itali apo Gjermani

Juventusi ka qenë në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e Canit që nga muaji janar, por gjatë javëve të fundit kanë nuhatur konkurrencën nga skuadra tjera të mëdha.

Can njihet për angazhimin e tij të madh në gjithë fushën (Getty Images)

Së fundmi, thuhet se për Canin kanë ardhur edhe oferta të reja nga gjermanët e Bayern Munichut dhe anglezët e Manchester Cityt.

Sipas mediumit italian Rai Sport, kontakti i fundit me agjentin e lojtarit e ka lënë Juventusin “shumë, shumë, shumë optimist” se ai do të pranojë transferimin në Torino.

Nëse Juventusit i dështon transferimi i Emre Can, ka tri alternativa tjera
Lexo po ashtu Nëse Juventusit i dështon transferimi i Emre Can, ka tri alternativa tjera

Kushtet e paraqitura nga Juventusi janë një kontratë pesëvjeçare me vlerë prej pesë milionë eurosh në vit – që do të ishte 10 milionë euro bruto.

Ndryshe, Can momentalisht gjendet i lënduar dhe jashtë fushave, duke pasur edhe kohë të mendoj për klubin ku do ta vazhdoj karrierën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Kalo në kategori