LAJMI I FUNDIT:

Emma Roberts pozon me bikini rozë gjatë pushimit pas ndarjes

Emma Roberts pozon me bikini rozë gjatë pushimit pas ndarjes

Beqaria duket e mirë për Emma Roberts.

Pas ndarjes nga Garrett Hedlund në fund të janarit, ylli i “Scream Queens” u drejtua për në resortin Hacienda AltaGracia në Kosta Rika për atë që ajo e përshkroi në Instagram si një “rivendosje të bukur”.


Dhe të mërkurën e javës së kaluar, Roberts, 30 vjeçe, e kaloi “ditën e saj të fundit në parajsë” duke u zhytur në diell me bikini rozë të ndezur nga marka e famshme “Solid & Striped”.

View this post on Instagram

A post shared by Emma Roberts (@emmaroberts)


Më pak se një javë pasi u publikua lajmi për ndarjen e Roberts nga Hedlund, 37 vjeç, aktorja ndau një seri fotosh nga arratisja e saj e vetme në malet Talamanca.

Emma Roberts ndahet nga partneri i saj, Garrett Hedlund
Lexo po ashtu Emma Roberts ndahet nga partneri i saj, Garrett Hedlund

“Rivendosja më e bukur e mundshme në vendin tim të ri të preferuar”, përshkroi ajo në kolazhin e fotografive, i cili e tregonte atë duke notuar në një pishinë të jashtme me një rroba banje të dyta nga Solid & Striped – këtë herë një pjesë e kuqe – si dhe duke ecur përgjatë një shtrati shkëmbor lumi.

View this post on Instagram

A post shared by Emma Roberts (@emmaroberts)


“Ambienti më i mrekullueshëm, njerëzit më të sjellshëm, përvojat më mahnitëse mezi presin të kthehem!”, shtoi ajo. /Telegrafi/